www.ofertapune.net Zyrtar për Korporata, Zyrtar për Kredi SME, Arkëtar | PunaIme

Zyrtar për Korporata, Zyrtar për Kredi SME, Arkëtar

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Mitrovicë , Therandë

Data e publikimit

19-06-2024

Data e perfundimit

21-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDET E PUNES:

  • Zyrtar për Korporata në Filialin në Mitrovicë (një vend pune)
  • Zyrtar për Kredi SME në Ekspoziturën në Therandë (një vend pune); 
  • Arkëtar në Ekspoziturën në Mitrovicë (një vend pune);

Zyrtar për korporata 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të bakës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta; 
  • Sigurimin e informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
  • Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direket me klientët;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë; 
  • Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse).
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve t’i njoftoj klientët.
  • Në rast të moskthimit të obligimeve, sipas procedurave të Bankës të përgatitë rastin 9lëndën0 për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe në hierarki. 

Zyrtar për Kredi SME 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimin e vazhdueshëm të klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimin e ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe dhurimin e informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta; 
  • Prezantimin i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klientë-Bankë; 
  • Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Identifikimi i duhur dhe i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit ;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.)
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Të mirëmbajë portfolios kreditore, duke kontaktuar klientët për pagesë të obligimeve nga dita e parë e arritjes së tyre.
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatitë rastin për bartjen në Sektorin për kredi jo-përformuese.
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas udhëzimeve të udhëheqësit më të lartë. 

Arkëtar në Ekspoziturën në Mitrovicë

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Preferohet së paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
  • Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;

  • Afarizmi në arkë për persona fizikë dhe juridik dhe shitja;

  • Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;

  • Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;

  • Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;

  • Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;

  • Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,

  • Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;

  • I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të ekspoziturës;

  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës. 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 28 qershor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatë që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.