www.ofertapune.net Zyrtar / Specialist për Operacione me Kartela (m/f) | PunaIme

Zyrtar / Specialist për Operacione me Kartela (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-06-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

 Zyrtar/ Specialist për Operacione me Kartela (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë Universitare.
  • Një deri tre vite përvojë pune në fushën e kartelave.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse në lidhje me operacionet e kartelave dhe transaksionet e tyre.
  • Aftësi për të planifikuar, organizuar dhe menaxhuar projekte të ndryshme.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe efektive.
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, prioritete dhe arritjes së objektivave.
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përshkrim i vendi të punës

  • Siguron dhe monitoron përmbushjen e punëve operacionale me kartela.
  • Siguron implementimin e zhvillimeve të reja në fushën e kartelave në linjë me strategjinë e Bankës.
  • Analizon vazhdimisht produktet/shërbimet/proceset e sektorit dhe propozon ndryshime që përmirësojnë dhe avancojnë proceset.
  • Monitoron dhe ndjek kërkesat/mandatet e ngritura nga VISA dhe, në bashkëpunim me mbikëqyrësin, kujdeset që ndryshimet të zbatohen në kohë.
  • Sigurohet që procesi i “rifreskimit” të sistemeve të bankës për kartela dhe transaksione të realizohet me sukses, për të arritur sinkronizimin midis tyre dhe në raport sistemet e qendrës procesuese.
  • Monitoron dhe kryen testime për zhvillimet e reja që lidhen me kartela në core banking dhe me kontraktorët e tjerë, duke siguruar implementimin dhe dokumentimin e tyre në kohë.
  • Realizon barazimet e transaksioneve me kartela në kohë, duke konsultuar informacionet nga sisteme të ndryshme në Bankë, VISA dhe Qendra Procesuese.
  • Monitoron procesin e kontrollit të transaksioneve të dyshimta në sistemet e Bankës dhe të VISA-s, ndërmerr veprime për parandalimin e keqpërdorimeve dhe kryen raportimet e nevojshme.
  • Inicion dhe teston implementimin e rregullave të reja për parandalimin e mashtrimeve me kartela bazuar në përditësimet dhe në përputhje me standardet dhe kërkesat e industrisë, në sistemet/platformat e bankës.
  • Përcjell stokun e kartelave dhe siguron që ka sasi të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të klientëve.
  • Siguron kompletimin e procesit të prodhimit dhe shpërndarjes së kartelave bankare, duke u siguruar se janë shpërndarë brenda afateve të përcaktuara me kontratë.
  • Hulumton dhe ndërmerr veprime për të eliminuar problemet e klientëve me kartela dhe shërbime elektronike.
  • Bën analiza për kontestimet e transaksioneve me kartela dhe ndërmerr veprime për zgjidhjen e tyre, si dhe përgatit raportet e nevojshme për transaksionet e kontestuara.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Qyteti: Prishtinë

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 30 qershor 2024.