www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Resurseve Humane | PunaIme

Zyrtar/e i/e Resurseve Humane

Kompania

Klan Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-06-2024

Data e perfundimit

05-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

TV “Klan Kosova”, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon:

  • Zyrtar/e i/e Resurseve Humane 

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Koordinon dhe realizon të gjitha punët që ndërlidhen me resurset humane
  • Përpilon/harton kontrata të punës, vendime dhe kërkesa të ndryshme
  • Asiston dhe ndihmon në të gjitha proceset që ndërlidhen me zyrën ligjore
  • Përfaqëson mediumin pranë institucioneve të ndryshme lokale dhe qëndrore
  • Siguron zbatimin e ligjit të punës dhe ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Përfaqëson kompaninë në procedura administrative dhe ligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës
  • Siguron që të bëhet zbatimi i plotë i akteve të brendshme normative 
  • Planifikon, organizon dhe zbaton rekrutimin, sistematizimin dhe trajnimin e punëtorëve sipas organogramit dhe planifikimit menaxherial
  • Siguron menaxhimin e të dhënave dhe shënimeve të punëtorëve, përgatitjen e listave për pagesa dhe përfitimeve të tjera të punëtorëve
  • Organizon dhe implementon vlerësimin e përformancës së punëtorëve
  • Menaxhon marrëdhëniet me punëtorët
  • Përgatitë raporte të ndryshme të cilat ndërlidhen me mbarëvajtjen e marrëdhënies së punës, sipas kërkesës së udhëheqësit
  • Menaxhon me arkivën, dokumentacionin dhe me protokollimin e lëndëve
  • Përgatit dhe zbaton rregulloret e brendshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të marrëdhënies së punës.

Kualifikimet:

  • Preferohet së paku 2 vite përvojë pune profesionale si zyrtar/e i/e resurseve humane ose në funksione të barasvlershme
  • Fakulteti i përfunduar, me preferencë në juridik, ekonomi, ose menaxhment
  • Njohuri e gjuhës angleze
  • Aftësi komunikimi, bashkëpunimi dhe organizimi
  • Njohuri të IT

Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në
  • Dëshmi të përgatitjes universitare
  • Letër motivuese
  • Letër rekomandime ose referenca eventuale (jo e domosdoshme)

Aplikimi bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose e-mailit (postës elektronike), në:

[email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më 24.06.2024, në orën 16:00

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?