Shitës/e, Punëtor në Depo
Data e publikimit
13-06-2024
Data e perfundimit
19-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Xiaomi Store Kosova po kërkon dy shitës/e të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar si shitës apo shitëse në dyqanin tonë të elektronikës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pritja dhe asistimi i klientëve në zgjedhjen e produkteve në varësi të nevojave dhe preferencave të tyre.
- Përgatitja dhe organizimi i vitrinave dhe stokut të produktit për të siguruar prezantimin më të mirë të produkteve.
- Kujdesi për menjëherë pas shitjes, përfshirë instalimin e produkteve dhe ofrimin e udhëzimeve për përdorimin e tyre.
- Monitorimi i niveleve të inventarit.
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në shitje, preferohet në fushën e elektronikës, por nuk është e detyrueshme.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit.
- Njohuri të përgjithshme në lidhje me teknologjinë dhe pajisjet elektronike.
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese, bonuse shtesë dhe mundësi për zhvillim të karrierës në fushën e shitjeve dhe shërbimeve ndaj klientëve.
- Sigurim shëndetësor dhe aksidental
- Mundësi për të punuar në një ambient të frytshëm dhe të motivuar.
- Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar në zhvillimin tuaj profesional.
Si të aplikoni: Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] me subjektin “Aplikim për Shitës/e”. Afati i fundit për aplikim është 21.06.2024.
Info shtesë: Shkruani në Whatsapp +38348445500
Lokacioni: Albi Mall
Ju faleminderit për interesimin tuaj për të qenë pjesë e ekipit tonë!
Shpallje për Punëtor në Depo
Deko Solution është në kërkim të një punëtori të përkushtuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë në depo
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Organizimi dhe ruajtja e mallrave në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Pranimi dhe dërgimi i mallrave në përputhje me urdhrat e klientëve.
- Monitorimi i niveleve të inventarit dhe raportimi i çdo ndryshimi apo mungesë.
- Zbatim i rregullave dhe procedurave të sigurisë në vendin e punës.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në fushën e depove ose logjistikës është e preferueshme, por nuk është e detyrueshme.
- Aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
- Njohuri të bazës së kompjuterit për të punuar me sistem të menaxhimit të inventarit është një avantazh.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe aftësive të kandidatit.
- Sigurim shëndetësor dhe aksidental
- Mundësi për të zhvilluar një karrierë në fushën e logjistikës dhe depove.
- Ambjent punësor i frytshëm dhe ekip i përkushtuar për suksesin e përbashkët.
Si të aplikoni: Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në [email protected] me titull “Aplikim për Punëtor në Depo”. Afati i fundit për aplikim është 21.06.2024.
Info shtesë: Shkruani në Whatsapp +38348445507
Ju faleminderit për interesimin tuaj për të qenë pjesë e ekipit tonë!