Praktikant/e i/e Marketingut Digjital
Data e publikimit
07-06-2024
Data e perfundimit
10-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e i/e Marketingut Dixhital
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Programi i mirëqenies së punonjësve;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmë në krijimin e përmbajtjes për platforma të ndryshme dixhitale për të përmirësuar praninë tonë online dhe për të rritur angazhimin e përdoruesve;
- Analizimi i performancës së fushatave dixhitale duke përdorur mjete analitike dhe raportimi mbi efektivitetin e tyre.
- Menaxhimi dhe monitorimi i llogarive të mediave sociale për të siguruar një angazhim të vazhdueshëm dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë online;
- Identifikimi i trendeve të reja në mediat sociale dhe marketingun dixhital për të zbatuar strategji të reja dhe të përmirësuara.
- Asistimi në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të marketingut dixhital për të përmirësuar praninë dhe imazhin e markës në internet.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
- Njohuri themelore në marketingun dixhital;
- Përvojë ose edukim në marketing, menaxhim të mediave sociale ose një fushë të ngjashme;
- Njohuri për platformat e mediave sociale dhe trendet aktuale;
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
- Njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale;
- Aftësi në përdorimin e mjeteve analitike
- Kreativitet dhe vëmendje në detaje
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë
Afati fundit per aplikim: 14.06.2024
Lokacioni: Prishtine, IPKO Zone Industriale