www.ofertapune.net Kryedepoist | PunaIme

Kryedepoist

Kompania

StaffiX

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

31-05-2024

Data e perfundimit

19-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

POZITA: Kryedepoist
REFERENCA: SX-24-018
QYTETI: Fushë Kosovë
PAGA: 650 – 1,100€
Nr. POZITAVE: 2

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Klimatizimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Kryedepoist . Ai ose ajo do të mbikëqyr operacionet e depos për të siguruar që të gjitha mallrat janë të sigurta dhe evidentuara hyrjet dhe daljet.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të menaxhojë bashkëpunëtorët e depos, monitorojë punën dhe sigurojë përdorimin e pajisjeve të depos
  • Të bëjë pranimin e porosive, të përgatis daljen e mallit nga depo dhe të organizoj liferimin e mallit
  • Të bëjë menaxhimin e punonjësve qe bëjnë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjeti transportues edhe regjistrimin e tyre në depo
  • Të bëjë pranimin e mallit të importuar, të kontrollojë sasinë dhe gjendjen fizike të mallit mos është dëmtuar gjatë transporti
  • Të bëjë dërgesa të mallit tek klientët e kompanisë sipas nevojës
  • Të bëjë regjistrimin e mallrave në stok sipas kërkesës së kompanisë

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Minimum 2-3 vite përvojë pune si depoist apo punë të ngjashme 
  • Aftësi të mira komunikimi me kolegë dhe klientë
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel
  • Patentë shoferi valide (Kategoria C preferueshme por jo obligative) 

OFERTA:

  • Paga prej 650 deri në 1,100 Euro Bruto, me bonuse varësisht prej performancës
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Shtune (1 të Shtune pushim)
  • Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
  • Mundësi për të punuar në një kompani që përfaqëson marka botërore në Kosovë

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 09.06.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.