Trajtues Teknik i Dëmeve
Data e publikimit
16-05-2024
Data e perfundimit
12-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
K O N K U R S P U N E
Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:
Trajtues teknik i Dëmeve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen punët nga fushëveprimi i shërbimit;
- Kryen vlerësimin e dëmeve në mjetet motorike, e dëmeve të pronës etj.
- Përpilon raportet mbi dëmtimin;
- Bën fotografime lidhur me dëmtimet;
- Merr pjesë aktive në formimin e lëndëve të dëmeve;
- Përcakton shkallën dhe lartësinë e dëmit sipas kushteve dhe udhëzimeve;
- Merr pjesë në vlerësimin dhe likuidimin e dëmeve dhe paraqitjen e ngjarjeve të dëmit;
- Kryen edhe punë të tjera te nevojshme në kuadër të punëve të Departamentit të Dëmeve.
Kualifikimi dhe përvoja
- Preferohet diplomë universitare (minimum bachelor), në drejtimet Inxhinieri Mekanike (drejtimet Trafik Rrugor ose Automjete)
- Vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;
- Shkathtësi komunikuese, organizative;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Aftësi dhe njohuri të punës në grup;
- Aftësi e menaxhimit të punës nën presion;
- Të posedoj patentë shoferi kategoria B,
- Përvoja e punës në trajtim të dëmeve e preferueshme.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).
Vendi i punës: Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 20.05.2024.
Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.