Menaxher/e Kategorie
Data e publikimit
07-05-2024
Data e perfundimit
02-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Menaxher/e Kategorie
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Planifikon, udhëheqë dhe koordinon aktivitetet e blerjes, zyrtarëve të blerjes dhe punëtorëve tjerë të kyçur në blerjen e produkteve sipas nevojave te kompanisë
- Mbikëqyrë dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet e blerjes dhe shitjes
- Menaxhon furnizimin e stokut
- Negocimi me furnitorë
- Bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes.
- Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve
- Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe çdo informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
- Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
- Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
- Implementon planet vjetore të blerjes dhe furnizimit
- Mban kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me furnitor
- Përgatit raporte të ndryshme për blerje dhe furnizim
- Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përvec atyre të parashikuara në përshkrimin e punës, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare, preferohet dega administrim biznesi
- Përvojë pune minimum 2 vjet në departament të furnizimit apo shitjës
- Shkathtësi të shkëlqyer komunikative dhe negociuese,
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Leja e vozitjes – kategoria B
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër motivuese dhe CV) përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në e-mail adresën [email protected] .
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 19.05.2024