Recepsionist/e (2)
Data e publikimit
30-04-2024
Data e perfundimit
26-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Pozicioni: Recepsioniste në Brezovica Hotel&Spa
Përgjegjësia
Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Poashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
- Kontaktimi me mirësjellje e mysafairëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
- Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
- Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
- Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
- Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
- Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
- Komunikimi sipas kërkesës, promocionet e hotelit
- Përcjellja e kërkesave të mysafirëve stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
- Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
- Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërksave të tyre gjatë kontrollit dalës
- Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
- Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga menagjeri
Aftësitë
- Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
- Njohja e gjuhës angleze
- Të jetë komunikative
- E motivuar për punë
- Aftësi për punë nën presionin e kohës
- Gatishmëri për punë jashtë orarit
- Fleksibile
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected]