Arkatar/e, Depoist/e
Data e publikimit
23-04-2024
Data e perfundimit
14-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Adria-7 LL.C është kompani e cila merret me ndriqim, material elektrik si dhe cdo gjë të nevojshme elektrike dhe ndriquese për cdo objekt, kompani dhe shtëpi.
Pozita: Arkatar/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
Kualifikimet për Arkatar/e:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
Pozita: Depoist/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Bën pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo, dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
- Organizon dhe rregullon depon sipas planit, si dhe bënë organizimin dhe mirëmbajtjen e stoqeve në depo,
- Përgatitë mallrat për liferim tek blerësit,
- Mbanë dokumentacionin e pranimeve, daljeve dhe kthimeve të mallërave,
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
- Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
- Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Patentë të vozitjes, kategori B
Informata për aplikim:
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni. Afati për aplikim deri me datë: 15.05.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë ADRIA7 LLC. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!