Asistent/e i/e Kontabilitetit
Data e publikimit
25-03-2024
Data e perfundimit
02-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Ventius International L.L.C., kompani e njohur internacionale dhe lider në rajon në fushën e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve, shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Asistent/e i/e Kontabilitetit
(2 vende pune)
Përgjegjësitë kryesore:
- Zbaton politikat dhe procedurat financiare të kompanisë për të siguruar që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe ligjet e aplikueshme;
- Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
- Regjistrimi kontabël i transaksioneve financiare në softuerin e kontabilitetit si dhe rikonsilimet e llogarive bankare;
- Përcjellja e kartelave dhe barazimi me partnerët afarist (klientët dhe furnitorët);
- Asiston në përgatitjen e librave tregtarë dhe konfirmimin e tyre me dokumentacionin mbështetës;
- Përpilon raporte financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit;
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha transaksionet financiare janë të dokumentuara dhe të regjistruara saktësisht;
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave kontabilitetit ose të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyera analitike;
- Njohuri të mira të MS Office;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
- Përvojë e punës në fushën relevante (e preferueshme);
- Certifikime dhe/ose trajnime profesionale (e preferueshme);
- Njohja e sistemit Navision (konsiderohet përparësi);
Procedura e Aplikimit:
Nëse jeni person analitik dhe në kërkim të një mundësie të shkëlqyer për zhvillim profesional, ju ftojmë të aplikoni për pozitën Asistent/e i/e Kontabilitetit duke dërguar aplikacionin tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected]
Aplikacioni juaj duhet të përmbajë CV-në tuaj, dëshmi mbi shkollimin dhe dokumente tjera relevante (letër rekomandimi, certifikata, etj.). Konkursi mbetet i hapur deri më 08.04.2024.
Ventius International L.L.C ofron mundësi të barabarta punësimi. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jonë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.