Inxhinier i Ndërtimtarisë (4), Inxhinier i Hidroteknikës, Inxhinier i Elektroteknikës, Gjeodet (2) – (Benghazi, Libi)
Data e publikimit
22-03-2024
Data e perfundimit
04-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
2A Group Sh.p.k. është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për plotësimin e pozitave për:
- Inxhinier i Ndërtimtarisë (4)
- Inxhinier i Hidroteknikës (1)
- Inxhinier i Elektroteknikës (1)
- Gjeodet (2)
Vendi i punës: Benghazi, Libi
Projekti: Ndërtimi i Aeroportit të Ri Ndërkombëtar të Benghazit në Libi
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizë e plotë për fazën e ndërtimit/elektrikes/gjeodezise
- Angazhim dhe projektim të ndërtimi, të planifikuara nga kompania;
- Mbikqyre procesin e ndertimit dhe koordinon aktivitetet e ndertimit;
- Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
- Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
- Organizimi/mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës;
- Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë/Elektroteknikes/Gjeodezise
- Së paku 3-5 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë/elektroteknikes/gjeodezise;
- Obligative pervoja e punes ne ndertim te ulet-infrastrukture
- Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose email adresës [email protected] deri me datë 05 Prill 2024.