Teknik Stomatolog
Data e publikimit
21-03-2024
Data e perfundimit
02-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe KOMUNËS SË GJILANIT për implementimin e projektit “Mbështetje e intergruar në shëndetësi, arsim dhe ekonomi rurale në Kosovë në Komunën e Gjilanit” gjatë viteve 2023-2026” me pin kod HQ020223510 dhe numër protokolli: 02/1984, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën: Teknik Stomatolog (1 pozitë), ri-shpall këtë:
K O N K U R S
TITULLI I PUNËS: TEKNIK STOMATOLOG
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/14-2024
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Gjilanit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Vendos kontaktin e parё me pacientin
- Kryen tё gjitha punët e teknikut tё dhëmbëve dhe shërbime tё tjera nё lëmin përkatëse
- Evidenton tё dhënat e nevojshme mjekësorë
- Bashkëpunon me mjekun stomatolog nga i cili i pranon tё gjitha masat e dhëmbëve dhe sipas udhëzimit tё bashkangjitur i punon tё gjitha llojet e protezave pёr fëmijë dhe pёr tё rritur
- Kryen edhe punë tё tjera nё bazë tё kërkesës sё stomatologut
- Kujdeset pёr higjienën e ambientit ku punon dhe mirëmban aparaturën me mjete tё tjera pёr punë
- Bashkëpunon ngushtë me kolegë dhe i kryen nё mënyrë profesionale detyrat e parashtruara nga shefi i tij
- Kryen edhe punë tё tjera tё cilat janë tё ndërlidhura me shërbimet përkatëse profesionale etj. dhe pёr punën e tij/saj i jep llogari udhëheqësit tё tij/saj.
Kualifikimi i kandidatit:
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme të mjekësisë / Drejtimi i Stomatologjisë – Teknik i Dhëmbëve (të noterizuar nga noteri)
- Të ketë Licencë të punës (Teknik i Dhëmbëve) – të jetë valide dhe e noterizuar nga noteri
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më 31 Tetor 2026 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit).
Afati i aplikimit:
Nga data 21.03.2024 deri më 04.04.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 04.04.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/HYbSqXUcfDKn2wtT7, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online.
Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet online në PDF, si më poshtë:
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme të mjekësisë / Drejtimi: Teknik i Dhëmbëve (të noterizuar nga noteri)
- Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
- Licensën e punës valide (e noterizuar nga noteri)
- Letërnjoftimin valid (në të dy anët)
- Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
- CV-në tuaj (në gjuhën angleze).
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave apo nëse janë shënuar gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta dhe/apo në rast se ka kandidatë të cilët kanë raste të hapura në gjykatë apo polici.
Prishtinë, 21 Mars 2024