www.ofertapune.net Komercialist, Shitës Ambulant | PunaIme

Komercialist, Shitës Ambulant

Kompania

ALB-KOS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-03-2024

Data e perfundimit

15-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania ALB-KOS eshte nje kompani e cila mirret me Tregti me shumice dhe pakice eshte e perfshire kryesisht ne tregun e artikujve jo-ushqimore. 

Disa nga kategorite e kompanise ALB-KOS jane:

Klima 

Akresore per Telefona 

Karriga

Artiku sezonal si 

  • Syze
  • Dhe lodra sezonale per femij Trotineta topa etj. 

Aksesore per fshisa dhe kategori te tjera.

Konkurs per KOMERCIALIST

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të zhvillojë dhe mirëmbajë marrëdhënie me klientët përmes vizitave në teren duke u ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të efektshme.
  • Menaxhimi i inventarit dhe mbajtja e produkteve në mënyrë të përqendruar si një magazinë mobile.
  • Të prezantojë dhe të shesë produktet në mënyrë efektive, duke përfshirë demonstrimin e tyre dhe ofrimin e këshillave të specializuara.
  • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i bazës së klientëve.
  • Të ndjekë trendet e tregut dhe të bëjë propozime për zgjerimin e linjës së produkteve.
  • Menaxhimi i llogarive të klientëve dhe sigurimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
  • Definimi i kërkesave të klientit dhe furnizimi me mallin e kërkuar
  • Pregatitja e Fletporosise 
  • Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës 
  • Raportimi i aktivitetit të shitjeve dhe të tregut tek menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
  • Posedimi i Patent shoferit (I domosdoshem) 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Kuptimi bazë i parimeve të shitjeve dhe praktikave të shërbimit ndaj klientit.

Konkurs per SHITES AMBULANT

Detyrat

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësire dhe dukshmëri maksimale, 5)
  • Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kuelifikimet e kerkuara 

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
  • Posedimi I Patend shoferit (I domosdoshem) 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”  ose ne email: [email protected] apo nr kontaaktues: 048 332 999

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?