Ekspert lokal për rishikimin dhe finalizimin e planit kombëtar të veprimit për fëmijët në situatë rruge
Data e publikimit
19-03-2024
Data e perfundimit
01-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
Termat e Referencës (TR)
Ekspert lokal për rishikimin dhe finalizimin e planit kombëtar të veprimit për fëmijët në situatë rruge
I. INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
- Angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
- Mbështetjes e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
- Mbështetjes së kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
- Pilotimit të politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.
II. INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT
TdhK po zbaton projektin dyvjeçar “Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e edukative për vajzat e djemtë e cënueshëm, posacërisht ata në situatë rruge si dhe familjet e tyre” (shtator 2022 – nëntor 2024) – i mbështetur financiarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022-2026 thekson nevojën kritike për një plan veprimi gjithëpërfshirës që synon identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve në situatë rruge, fëmijëve lëmoshëkërkues dhe atyre që kanë braktisur shkollën. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe natyrën e rëndësishme të kësaj çështje, është e domosdoshme të zhvillohet një plan veprimi që të jetë sa i plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili kërkon pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve përkatës institucionalë.
Për këtë, është fromuar një grup punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve që janë pjesë e Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz.
III. OBJEKTIVAT E SHËRBIMIT
Objektivi kryesor i kësaj konsulence është angazhimi i një eksperti lokal për të mbështetur grupin punues në hartimin e një plani veprimi të gjithëpërfshirës dhe efektiv për fëmijët në situatë rruge, duke u bazuar në studimin e fundit të UNICEF-it për fëmijët në situatë rruge në Kosovë, për të siguruar një qasje të bazuar.
Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani i veprimit të adresojë shkaqet rrënjësore të problemit dhe të përvijojë strategji të qarta dhe të zbatueshme për ndërhyrje.
Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë pronësinë dhe udhëheqjen e procesit dhe sipas nevojës do të koordinojë dhe konsultohet me akterë të tjerë të interesuar, si ministritë dhe institucionet e linjës dhe OJQ-të.
IV. PËRSHKRIMI I PUNËS
Funksionet thelbësore të shërbimit
- Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
- Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
- Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Kryerja e një rishikimi gjithëpërfshirës të të dhënave/kornizës ekzistuese, politikave dhe dokumenteve relevante në lidhje me fëmijët në situatë rruge, duke përfshirë studimin e fundit të UNICEF-it për fëmijët në situatë rruge.
- Hartimi i draftit të parë të planit të veprimit, duke siguruar përfshirjen e praktikave më të mira në mbrojtjen e fëmijëve dhe përafrimin me politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare.
- Koordinimi dhe lehtësimi i dy punëtorive konsultative me grupin punues për të konsoliduar inputet për planin e veprimit, duke siguruar një proces pjesëmarrës.
- Përfshirja e komenteve të grupit punues, stafit të TDHK-së dhe palëve të tjera të interesuara në dokument.
- Rishikimi i drafteve pasuese dhe finalizimi i verzionit përfundimtar të dokumentit.
- Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit për të vlerësuar zbatimin dhe ndikimin e planit të veprimit.
- Respektimi i afateve dhe planit të punës të rënë dakord.
- Mbajtja e një qasje neutrale dhe profesionale vazhdimisht.
- Marrja pjesë në takime dhe të ofrimi i raporteve dhe përditësimeve të rregullta sipas nevojës mbi ecurinë e punës për TDHK dhe ministrinë përkatëse.
V. AFATI KOHOR
Eksperti merr përsipër t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë për dhjetë (10) ditë pune brenda periudhës prill 2024 – maj 2024.
Këto data mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje reciproke ndërmjet ekspertit dhe TdhK.
VI. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Diplomë master në shkencat sociale, juridik, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e gjerë në mbrojtjen e fëmijëve, veçanërisht në çështjet që lidhen me fëmijët në situatë rruge.
- Të ketë përvojë të dëshmuar në përpilimin e dokumenteve të politikave, planeve të veprimit ose strategjive në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.
- Të ketë njohuri të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve në fuqi.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe kërkimit.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr punën dhe për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse në fushën e kërkuar.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, lehtësuese dhe komunikuese.
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe. Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
Si të aplikoni?
Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen fuqimisht të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
- Curriculum Vitae në anglisht
- Letër interesi
- Metodologjia e punës
- Oferta financiare neto
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 19 mars 2024 deri në 02 prill 2024 në orën 00:00. Ju lutemi përfshini “Ekspert lokal për rishikimin dhe finalizimin e planit kombëtar të veprimit për fëmijët në situatë rruge” në linjën e subjektit.
Ju lutemi vini re se aplikimet e marra pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së duke përfshirë Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet ndaj Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, Anti-Mashtrim/Korrupsion, Sigurisë dhe Mbrojtjës dhe Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.