Vende të lira pune (3)
Data e publikimit
12-02-2024
Data e perfundimit
01-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDET E PUNES:
- Zyrtar për korporata në Divizionin për Korporata, ( një vend pune);
- Zyrtar për Korporata – ESG në Divizionin për Korporata, ( një vend pune);
- Zyrtar për kredi retail në Filialin e Bankës në Pejë ( një vend pune)
Zyrtar për korporata në Divizionin për Korporata
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe ofrimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
- Përdorimi i burimeve të informacionit për të kontaktuar me klientët e ri potencial;
- Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
- Kontaktet direkt me klientët;
- Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-bankë;
- Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
- Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
- Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit ;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
- Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
- Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës.
Zyrtar për Korporata – ESG në Divizionin për Korporata
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
- Përvojë ne lëmin e financimit të qëndrueshëm ESG;
- Njohuri të mirë të financave dhe Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Vlerësimi i aplikimeve të kredisë duke marrë në konsideratë faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes ESG
- Bashkëpunimi me klientë për të siguruar harmonizim me praktikat biznesore të qëndrueshme.
- Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe ofrimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
- Përdorimi i burimeve të informacionit për të kontaktuar me klientët e ri potencial;
- Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direkt me klientët;
- Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
- Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-bankë;
- Të vazhdojë të jetë i informuar me trendet dhe praktikat më të mira të financimit ESG
- Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
- Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
- Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
- Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit ;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
- Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin.
- Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës.
Zyrtar për kredi retail në Filialin e Bankës në Pejë
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
- Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
- Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi te ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
- Sqarimet lidhur me llojet, kushtet, kohen dhe dokumentacionin përkatës për të gjitha llojet e kredive, garancione, mbështetje financiare, sigurim ofertash, letra qëllimore etj.;
- Ndihëm dhe udhëzime profesionale lidhur me te gjitha fazat e zhvillimit te kërkesave kreditore;
- Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
- Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
- Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
- Evidentimi, renditja, vendosja, kujdesi dhe ruajtja e dokumentacioneve përkatëse sipas procedurave;
- Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
- Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo ne shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
- Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
- Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
- Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës.
- Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
- Asistimi dhe ofrimi i këshillave stafit të shitjes në lidhje me procesin kreditor;
- Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
- Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
- Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
- Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
- Sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 21 shkurt 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.