Sales & Customer Relations Officer (M/F)
Data e publikimit
10-02-2024
Data e perfundimit
16-02-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Shkolla Digjitale është shkolla e parë e hapur në Kosovë, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijet e moshave të reja. Kjo shkollë ështe hapur në muajin Dhjetor 2015 si rezultat i nevojës dhe kërkesës së madhe të gjeneratës së re për mësim dhe njohuri më të thelluara mbi këtë fushë, përveç kësaj është kompania e parë dhe e vetme në Kosove e cila është bërë Franshizë për tregun vendor dhe internacional. Franshizat e Shkollës Digjitale sot operojnë me disa lokacione në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Meksikë, Hong Kong, Maroko dhe Tunisi. Si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, jemi në kerkim të mbushjes së pozites:
Sales & Customer Relations Officer (M/F)
Kandidatët e pranuar do të trajnohet në teknikat më të reja të shitjes dhe Customer Relations.
Orari i punes do te jete i ndare ne dy orare: 09:00-17:00 ose 13:00-21:00
Kriteret për pranim:
- Të ketë shkathtësi në komunikim.
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
- Të ketë njohuri bazike me kompjuter.
- Aftësi të shpejtë të mësimit.
- Të jetë i shkathët në prezantim të produkteve.
- Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me klientët.
Si të aplikoni?
Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin ” Apply Now ” dhe bashkangjitni CV-në tuaj. Çdo formë
tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë. Afati i fundit për aplikim: 16 Shkurt 2024.