Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikun (PR) dhe Komunikim
Data e publikimit
25-01-2024
Data e perfundimit
13-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Konkurs për vende të lira pune
Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:
- Pozita: Zyrtar/e per Marredhenie me Publikun (PR) dhe Komunikim
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton planet strategjike te komunikimit per të promovuar vlerat e ndërmarrjes.
- Përpilon dhe shpërndan materiale dhe njoftime në media të ndryshme.
- Menaxhon, përditëson dhe komunikon me palët e interesuara përmes mediave sociale, webfaqës, etj.
- Planifikon dhe organizon evente dhe ngjarje tjera publike për të promovuar ndërmarrjen.
- Bashkëpunon me ekipin e shitjes për të krijuar fushata që promovojnë shitjen
- Monitoron dhe analizon efektivitetin e fushatave të ndryshme
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në PR, Komunikim me Media apo Marketing
- Aftësi të theksuara komunikimi verbal dhe me shkrim
- Njohuri të parimeve dhe strategjive të shitjes
- Njohuri e shkëlqyer e platformave të mediave dixhitale / sociale dhe përdorimi i tyre në nxitjen e shitjes.
- Përvojë përkatëse së paku 2 vite në pozitë të ngjajshme
- Patent shoferin e kategorisë B
- I/e gatshëm për pune ekipore
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur për pozitën që aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar apo përmes butonit “Apliko Këtu”
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.