Zyrtar/e për Burime Njerëzore
Data e publikimit
25-01-2024
Data e perfundimit
16-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Konkurs për vende të lira pune
Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende të lira pune:
- Pozita: Zyrtar/e per Burime Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e BNJ në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret e punës
- Në bashkëpunim me departmentin përkatës identifikon nevojat për punësim
- Udhëheq procesin e rekrutimit, selektimit, intervistimit dhe të punësimit
- Identifikon nevojat për trajnim dhe koordinon programet e trajnimit dhe zhvillimit
- Mbështet procesin e vlerësimit të performancës
- Mirëmban marrëdhëniet me punonjësit dhe promovon kulturë pozitive në vendin e punës
- Administron listën e pagave dhe siguron saktësinë e të dhënave
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi apo Certifikatë relevante në Burime Njerëzore
- Njohuri të theksuara të ligjeve dhe rregulloreve të punës
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi
- Përvojë përkatëse së paku 2 vite në pozitë të ngjajshme
- I/e gatshëm për pune ekipore
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur për pozitën që aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar apo përmes butonit “Apliko Këtu”
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.