Asistent i/e Financave, Agjent i/e Shitjes, Dërgues Malli, Punonjës në Depo
Data e publikimit
20-01-2024
Data e perfundimit
23-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
VITAMER – SHPALL KONKURS PËR VENDET E LIRA TË PUNËS
- Pozita: Asistent i/e Financave – Vende te punës: 1
- Pozita: Agjent i/e shitjes – Vende te punës: 1
- Pozita: Dërgues Malli – Vende te punës 1
- Pozita: Punonjës në depo – Vende te punës 1
Pozita: Asistent i/e Financave – Vende te punës: 1
Përgjegjësitë:
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
- Regjistrimi i ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve dhe investimeve;
- Barazimi i kartelave financiare të blerësve;
- Përcjellja dhe raportimi i Llogarive te Arketueshme;
- Asistimi në përgatitjen e librave tregtarë;
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit
- Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore,
- Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financa, Kontabilitet ose Ekonomi;
- Eksperiencë pune së paku 2 vite në fushën e Financave, Kontabilitetit;
- Njohja e programit Pro Data është përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office me theks të veçantë Mc Excel;
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
- Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.
Pozita: Agjent i shitjes Vende te punës: 1
Përgjegjësitë:
- Të vizitoj blerësit (Barnatoret) sipas planit të dhënë nga mbikqyrësi;
- Të ketë njohuri pë produktet, përparësitë dhe benefitet;
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve në teren;
- Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg;
- Të krijoj marrëdhënie të mira me blerësit duke ofruar shërbime efikase të orientuara drejt klientit;
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet,);
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme,
- Së paku dy vite përvojë pune shitje në teren, përparësi do të kenë kandidatët të cilat kanë punuar me barnatore;
- Të jetë komunikativ, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
- Të ketë aftësi bindëse në shitje;
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
- Patent shoferi kategoria B.
Dërgues i porosive – Vende të punës: 1
Përgjegjësitë:
- Kryen dërgesat e prorosive në teren;
- Bën palimin dhe renditjen e mallit në raft;
- Të krijoj marrëdhënie të mira me blerësit duke ofruar shërbime efikase të orientuara drejt klientit;
- Analizon prezencën e produkteve në treg konkurrencën, çmimet;
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme;
- Së paku dy vite përvojë pune në teren, përparesi do të jetë përvoja me barnatore;
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
- Patent shoferi kategoria B.
Punonjës në depo – Vende të punës: 1
Përgjegjësitë:
- Kujdeset për mallin / produktet në depo;
- Palon mallin në vendin e duhur në depo me renditje sipas afateve;
- Vendos deklaracionet në produkte;
- Punë të tjera në depo sipas detyrave të përcaktuara.
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme
- I kujdeshshëm ndaj detajeve
- Shkathtësi të punës në grup
- Patent shoferi kategoria B
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose në email: [email protected] Konkursi është i hapur deri me datën 09-02-2024.