Menaxher/e të Shitjes, Menaxher/e për Eksport
Data e publikimit
18-01-2024
Data e perfundimit
12-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Kompania Mokne është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja ka filluar ne vitin 2022 ku për qellim primar ka ujin natyral te amballazhuar.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni : Prishtine – vende pune
- Menaxher/e të Shitjes: për Ambulantiv (Traditional Trade ) dhe Menaxher per Export
Menaxher/e të shitjes: për Ambulantiv ( Traditional Trade ) dhe Menaxher per Export
Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon, organizon dhe siguron planin e shitjes.
- Mirëmban ne menyrë të vazhdueshme mardhëniet me klientë.
- Zhvillon planet e nevojshme per përgatitjen e buxhetimit të shitjeve.
- Harton dhe zbaton strategjitë e depertimit dhe shitjes ne tregjet e synuara.
- Përgatit kontratat dhe siguron përditesimin e vazhdueshem te informacionit mbi shitjet.
- Kordinon mbledhjen e pagesave nga klientët në përputhje me kushtet e kontratës.
- Përgatit analiza dhe raporte mbi gjendjen e shitjeve .
- Bashkëpunon ne menyrë efektive me anëtaret e ekipes ,për te adresuar sfidat dhe problemet e shitjeve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kandidatët duhet te posedoj njohuri te thella profesionale dhe aftesi te shkelqyeshme ne shitje, hulumtime, analitike dhe organizative.
- Preferohet te kete Diplome Universitare ( Menaxhment , Biznes, Ekonomi), trajnime te tjera relevante jashte shkollore perbejne avantazh.
- Te kete përvoje paraprake në fushen përkatëse te pakten 2 vite.
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe.
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira. me ekipin e shitjes me bashkëpunëtorë dhe partnerë.
- Të posedoj patent shofer
Si të aplikoni:
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose postës elektronike: [email protected]
Afati i Aplikimit:
Afati për aplikime është deri më 01.02.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Pse të zgjidhni Mokne shpk?
Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.