Operator/e në Call Center
Data e publikimit
15-01-2024
Data e perfundimit
13-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
NATURA THERAPY është kompani vendore lidere, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e suplementeve inovative dietetike të cilësisë së lartë, produkteve bimore, pijeve funksionale dhe kozmetikë, të destinuara për të përmirsuar dhe ruajtur shëndetin e njeriut.
Ne prodhojmë një gamë të gjerë me mbi 40 suplemente inovative në formë të lëngshme (sirupe), kapsula, tableta dhe pije funksionale. Prandaj me zgjerimin e kapaciteteve tona, ne kemi nevojë për persona energjik të na bashkohen për të na ndihmuar drejt suksesit!
Ne po kërkojmë Operator në Call Center në gjuhen shqipe!
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Kontaktimi i klientëve përmes telefonit
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të Natyra Therapy
- Mbajtja e evidencës së klientve të rinjë dhe atyre ekzistues
- Raportimi i shitjeve ditore
Kushtet që duhet të plotësoni:
- Dëshira për të punuar me klientë
- Të jeni komunikativ dhe energjik
- Aftësi bazike të kompjuterit
- Eksperienca në shitje e preferuar por jo e domosdoshme
Cfarë ne ofrojmë:
- Trajnim të plotë, mentorim personal dhe edukim të vazhdueshëm;
- Atmosferë të shkëlqyer pune dhe energji pozitive;
- Kujdes të mirë për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj;
- Pagë bazë dhe bonuse të garantuara
- Orari i punës 09:00 – 15:00.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në [email protected]
Bashkangjitu dhe ti Në EKIPIN FITUES Të call-operatorëve (agjentëve) të NATURA THERAPY!