Depoist, Përfaqësues Mjekësor
Data e publikimit
10-01-2024
Data e perfundimit
07-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industri Farmaceutike
Delta Pharma Kosovë është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
Delta Pharma Kosovë, me vendndodhje në Prishtinë kërkon të punësoj punonjës me kohë të plotë në pozicionet e mëposhtme:
- Pozicioni: Depoist
Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për ndjekjen e operacioneve të përditshme në magazinë në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Pranimi i produkteve në magazinë, duke kontrolluar dokumentacionin, faturat shoqëruese, kushtet e transportimit të produkteve, kutitë nëse kanë dëmtime, etj.
- Regjistrimi i produkteve të hyra në magazinë.
- Shpërndarja e produkteve në zonat e caktuara në magazinë, duke mbajtur në konsideratë afatet e skadencave.
- Pullosja/etiketimi i produkteve.
- Monitorimi i stock-ut, inventarizimi. Kontrolli periodik i produkteve për të evidentuar barnat të cilëve u afrohet data e skadencës.
- Përgatitja e porosive për farmacitë.
- Regjistrimi i produkteve të dala nga magazina.
- Kryerja e veprimeve të nevojshme për porositë / produktet e kthyera.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Të paktën arsim i mesëm, preferohet në shkencat e natyrës ose fushat e lidhura me mjekësinë.
- Të ketë punuar më parë në depo farmaceutike ose të ketë punuar të paktën 5 vjet në një depo ushqimore ose suplemente.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve.
- Aftësi të shkëlqyera planifikuese dhe organizuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive.
- Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva të larta për punën individuale si dhe të bashkëpunëtorëve.
Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor
Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me komunikimin dhe promovimin e produkteve tek profesionistët e kujdesit shëndetësor. Këtu përfshihet cilësia e komunikimit, hapësira gjeografike si dhe gama e specialiteteve të mbuluara, ndërkohë që ruhet dhe përmirësohet reputacioni i Shoqërisë në kujdesin ndaj pacientit.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Nivel të lartë shkollimi, preferohet në shkencat mjekësore, farmaceutike, biologjike, kimike; si dhe ato të komunikimit apo ekonomisë.
- Përvoja e mëparshme në pozicion të ngjashëm do të përbënte avantazh.
- Njohja dhe përdorimi i mirë i gjuhës angleze dhe/ose e gjuhëve të tjera.
- Leje për drejtim automjeti.
- Aftësi në përdorimin e paketës MS Office dhe sisteme të tjera për menaxhim biznesi.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva.
Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek [email protected] dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më tej.