Agjentë, Agjentë Junior
Data e publikimit
10-01-2024
Data e perfundimit
21-03-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
KONKURS
Junior Agent & Agent
Anem Real Estate është një brend lider i njohur në tregun e Kosovës që nga viti 2011. Vizioni jonë është që
të lidhim blerësin me pronën ekskluzive, të cilën gjithmonë e ka ëndërruar. Për zhvillimin e veprimtarisë
tonë, në Anem jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Junior Agent & Agent
PËRGJEGJËSITË:
- Puna në teren për të siguruar oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
- Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
- Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
- Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në
sistemin online të shitjes. - Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
- Të përpilojë raportin e shitjeve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo
Administrim Biznesi). - Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Pagë + përqindje në realizim.
- Për të dy pozitat bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
- Orari i punës prej 10:30 deri 17:30, nga e hëna deri të shtunën.
- Zyra në Marigona Residence, transporti mbulohet nga kompania.
- Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
- Automjetet e kompanisë në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e
ekipit tonë, jeni të mirëseardhur të aplikoni duke dërguar CV-të tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] Aplikimi hapur nga data 10.01.2024 deri më datën 25.01.2024.
Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.