www.ofertapune.net Monitorues/e i Kamerave | PunaIme

Monitorues/e i Kamerave

Kompania

Komuna e Istogut

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Istog

Data e publikimit

30/06/2021

Data e perfundimit

07-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, si dhe nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, Komuna e Istogut shpall:

K  O  N  K  U  R S

Institucioni: Komuna e Istogut
Drejtoria: Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
Titulli i vendit të punës: Monitorues i Kamerave
Numri i pozitave : 1 ( një )
Lloji i Pozitës: Niveli Administrativo-Mbështetës
Titulli i Mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit për Mbojtje dhe Shpëtim
Grada/Koeficienti: Koeficienti 6
Orët e Punës: 40 orë në javë
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar
Kohëzgjatje e periudhës provuese: Gjashtë (6) muaj

Përshkrimi i detyrave dhe Pëgjegjësive:

  1. Kontollon dhe monitoron kamerat e sigurisë në qytet ( deri në kalim në përgjegjësi të policisë), kamerat e sigurisë brenda dhe pjesët e jashtme të komunës, institucionet arsimore, shëndetësore dhe të pylltarisë ;
  2. Është përgjegjës për mirëmbajtjen , monitorimin dhe funksionimin përmanent të pajisjeve elektronike të sigurisë;
  3. Siguron dhe mirëmbanë të dhënat e regjistruara, në qendrën e regjistrimit dhe monitorimit përmes sistemit të videosurvejimit ;
  4. Kontrollimin dhe koordinimin e punëve me kompaninë e kontraktuar tenderuese, për mirëmbajtjen e sistemit;
  5. Mbanë kontakte të vazhdueshme me organet e sigurisë respektivisht policinë, për çështje të sigurisë, në qendrën monitoruese në objektin e komunës;
  6. Në bashkëpunim me Udhëheqësin dhe Policin e Kosovës, harton planin, specifikimet teknike për kontratë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të kamerave;
  7. Ofron ndihmë organizatave shoqrore dhe private, hartimin e planeve të monitorimit të hapsirës me kamera;
  8. Kryen punë dhe detyra tjera nga fushëveprimtaria e sektorit përkatës , në pëputhje me ligjin dhe për punën i përgjigjet Udhëheqësit të Sektorit dhe Drejtorit të

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim – punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgaditjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë për kryerjen e detyrave të punës.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Përgaditja shkollore e mesme, përvojë profesionale së paku 3 vite;
  • Trajnime nga fusha përkatëse
  • Shkathtësi të shkelqyeshme të komunikimit në gjuhën zyrtare;
  • Njohuri të punës me kompjuter si: Word, Excel, Power Point, Internet si dhe programe tjera;
  • Aftësi për të hartuar informatë, njoftime, shkresa dhe korrespodencë tjetër.

Dokumentet e kërkuara:

  • Dëshmia përkatëse për posedimin e diplomës së shkollës së mesme
  • Dëshmi të përvojës së punës
  • Dy rekomandime
  • Letërnjoftimi
  • Ekstrakti nga libri amë i të lindurve
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime;

Konkursi mbetet i hapur: 8 ditë, prej datës 29.06.2021 deri 07.07.2021

Kandidatët e interesuar aplikacionet mund ti marrin në formë fizike, çdo ditë pune, në Qendrën për Shërbime me Qytetar, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, zyra nr.100- kati i parë, në ndërtesën e Komunës.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hynë në listën e ngusht do të ftohen në intervistë.Diploma duhet të jetë e noterizuar, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë të plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së KosovësAplikacionet e dorzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqe e komunës dhe linkun https://konkursi.rks-gov.net/