Menaxher i Shitjes
Data e publikimit
22-12-2023
Data e perfundimit
31-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për: Menaxher të shitjës
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në ekonomi ose shkenca kompjuterike.
- Të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e shitjes.
- Njohuri të mira të produkteve IT.
- Aftësi komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
- Njohuri të gjuhës angleze.
DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:
- Njeh politikat e shitjes së kompanisë.
- Ndjek dhe analizon në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe konkurencën.
- Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga kompania.
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët.
- Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë.
- Është përgjegjës për të gjithë ciklin e shitjes deri në kryerjen e pagesës nga klienti.
- Propozon plane/ide për aktivitete marketingu.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e kompanisë për të koordinuar gjitha proceset e shitjes.
- Ndjek në mënyrë të vazhdueshme debitorët për të mbajtur nën kontroll nivelin e tyre.
- Njeh programet aplikative të kompanisë.
- Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen.
Kushtet e ofruara nga kompania:
- Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
- Pagë konkurruese në treg.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
- Sigurim shëndetësor.
- Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail: [email protected].
Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt!
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.