Zyrtar/e për Prokurim
Data e publikimit
13-12-2023
Data e perfundimit
30-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve
ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës : Zyrtar/e për Prokurim
Lokacioni: Prishtinë,Zona Industriale
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Kryen të gjitha blerjet në emër të Kompanisë në përputhje me Manualin e Prokurimit të Korporates,
- Siguron sasinë dhe kualitetin e duhur të produkteve apo shërbimeve të kërkuara,
- Bënë përpilimin e raporteve të hapjes dhe vlerësimit të ofertave,
- Përgjegjës për kryerjen e hulumtimit të tregut vendore,rajonal dhe me gjerë, në segmentet e
përcaktuara të Kompanisë, - Kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme SWOT,
- Menaxhon kontratat e nënshkruara me procedura të prokurimit dhe në përputhje me Ligjin e
Prokurimit dhe Ligjet tjera në fuqi, - Mbanë një data-bazë të gjerë të të gjitha prokurimeve të zhvilluara gjatë vitit kalendarik dhe siguron
informata të nevojshme, - Është përgjegjës për inicimin e procedurave të blerjës së brendshme të materialeve, pajisjeve dhe
mjeteve të tjera, - Përpilon planin për blerje të brendshme javore dhe mujore, e në rast nevoje për periudha më të gjata
kohore, - Asiston në procesin e përzgjedhjes së furnitorëve,
- Asiston në vlerësimin e ofertave të furnitorëve,
- Mirëmban dhe azhuron një bazë të të dhënave të furnitorëve,
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimi:
- Diplomë universitare në fushën relevante(Ekonomik-Menaxhment);
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e Prokurimit;
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B;
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
- Njohuri të gjuhëve zyrtare dhe njohja e gjuhës angleze;
- Të ketë etikë në punë dhe integritet.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar
CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] .
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
Konkursi qëndron i hapur deri më datë 15 Dhjetor, 2023.