Edukator/e për parashkollor
Data e publikimit
18/06/2021
Data e perfundimit
02-07-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Vushtrrisë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit – Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri;
Titulli i vendit të punës:
Edukator/e për parashkollor për fëmijë 0 – 3 vjeç në Institucionin Parashkollor “Foleja “ – Vushtrri;
Numri i Pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-393/1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;
Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës:
- Kujdes fizik dhe emocional ndaj fëmijëve;
- Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore;
- Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë /individualisht/ drejtorit të IP;
- Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm;
- Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së.
Kushtet dhe Kualifikimi:
- Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
- Fakulteti i Edukimit-Programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç;
- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi për mami;
- Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e fakultetit – shkollës së mesme (kopje);
- Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
- Letërnjoftimi (kopje) dhe;
- Certifikata të trajnimeve (kopje).
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 18.06.2021 – 02.07.2021.
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.