www.ofertapune.net Punëtor në Depo | PunaIme

Punëtor në Depo

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Pejë , Prishtinë

Data e publikimit

23-11-2023

Data e perfundimit

12-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Punëtor në Depo
Lokacioni:

  • Prishtinë (2 pozita)
  • Pejë (2 pozita)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë dhe kaskën mbrojtëse;
  • Kryen ngarkim-shkarkim të produkteve;
  • Kryen sistemimin e produkteve në rafte apo magazinë, dhe paketimin e mallit për transport;
  • Kujdeset për transportimin e sigurt dhe pa dëmtime të produkteve;
  • Realizon detyra të tjera të ngjashme që i ngarkohen;
  • Tërheq dhe përgatitë produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i
    ngarkuar dhe dërguar.
  • Zbaton rregulloren e Sigurisë në Punë;

Kërkesat e Pozicionit:

  • Aftësi të mira bashkëpunuese;
  • Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale;
  • Përfundimi i arsimit të detyruar;
  • Preferohet të jetë mashkull, për shkak të natyrës së punës;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;

PROCEDURA PËR APLIKIM:
Aplikimi mund të bëhet duke dërguar CV-në përmes e-mailit : [email protected].
Për informata rreth konkursit mund të telefononi në (+383) 049/952-966 në orarin e punës 08:00 – 16:30.