www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Mediave Sociale | PunaIme

Koordinator/e i/e Mediave Sociale

Kompania

Chester Production

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-11-2023

Data e perfundimit

25-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Koordinator/e i/e Mediave Sociale

Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënie me publikun si dhe organizim të eventeve.  Për momentin jemi në kërkim të Menaxherëve me Klientët që do të jetë pjesë e revistës/portalit “Kapitali” si dhe realizimit të emisionit ´´7 ditë me Panxhën´´ që transmetohet në Klan Kosova.  

Nëse jeni energjik, të motivuar dhe kërkues aplikoni. Për ju është e përgatitur një paket atraktive e punësimit.  

Pozita : Koordinator/e i/e Mediave Sociale

Lokacioni: Prishtinë

Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi

Orari: 40 orë pune

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Detyrat / përgjegjësitë e mëposhtme janë indikative dhe mund të modifikohen sipas nevojave të projekteve:

  • Mbikëqyrja e të gjitha rrjeteve sociale të Chester Production dhe projekteve përcjellëse, përfshirë: Facebook, Linkedin, Twitter, Instagram dhe TikTok për të garantuar përditësimin e tyre.
  • Planifikimi dhe zbatimi i strategjisë së Chester Production për komunikim; vlerësimi dhe raportimi për efikasitetin e tij.
  • Ndërton dhe ekzekuton strategjinë e mediave sociale përmes kërkimit konkurues, përcaktimit të platformës, krahasimit, mesazheve dhe identifikimit të audiencës.
  • Gjeneron, modifikon, boton dhe ndan përmbajtje ditore (tekste origjinale, imazhe, video ose HTML) duke ndërtuar lidhje kuptimplota.
  • Vendos dhe optimizon faqet e kompanisë brenda secilës platformë, për të rritur dukshmërinë e përmbajtjes së kompanisë.
  • Përmirëson vazhdimisht duke kapur dhe analizuar të dhënat /metrikat e duhura sociale, njohuritë dhe praktikat më të mira, dhe më pas duke vepruar mbi informacionin.
  • Shërbimi si pikë e kontaktit për pyetje nga publiku, përfshirë këtu monitorimin e gjithë komunikimit të Chester Production me palë të jashtme – përfshirë postën elektronike, porositë e rrjeteve sociale, komentet në rrjete sociale.
  • Përditësimi i data bazës së kontakteve.

Kriteret dhe kushtet për pranim:       

  • Përvojë pune minimum 2 vite, preferohen kandidatët që kanë përvoje pune në sektorin e komunikimit/ mediave sociale.
  • Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor) është i obligueshëm, në degët Gazetari, Komunikim Masiv, Marrëdhënie me Publikun.
  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe.
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për shkrim, redaktim (foto / video / tekst), prezantim dhe komunikim.
  • Njohuri demonstruese të rrjeteve sociale dhe mjeteve të analizës sociale.
  • Njohja e marketingut në internet dhe kuptimi i mirë i kanaleve kryesore të marketingut.
  • I/e aftë të mbajë informatat konfidenciale në mënyrë të përshtatshme;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim në ekip;
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht në programet e Microsoft Office-it;
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit;

Si të aplikoni:

Konkursi është i hapur deri më datën 30 Nentor 2023. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit ‘Apliko Këtu’

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?