www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Mediave Digjitale | PunaIme

Koordinator/e i/e Mediave Digjitale

Kompania

Neptun

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-11-2023

Data e perfundimit

31-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Koordinator/e e Mediave Digjitale
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.
Një ditë në ekipin tonë:

  • Zhvillimi i strategjisë dhe krijimi i përmbajtjes për mediat dixhitale dhe WEB faqe
  • Monitorimi i rrjeteve sociale dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me konsumatorët
  • Përgatitja e media planeve për aktivitetet online dhe menaxhimi i buxheteve për secilën kampanjë duke përfshirë raportimin mujor per cilësinë dhe efikasitetin e secilit kanal
  • Identifikimi i vazhdueshëm i trendeve të zhvillimit të teknologjisë, mediave dixhitale dhe adaptimi i tyre për industrinë tonë
  • Propozime për kampanja interaktive në rrjetet sociale/WEB me brendet partnere dhe monitorimi i përformancës së tyre
  • Planifikimi dhe menaxhimi i aktiviteteve në rrjetet sociale sipas kalendarit të kampanjave
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera (marrëdhëniet me klientët, shitjet etj) për të menaxhuar brand awareness dhe për të koordinuar veprimet ne media sociale qe nxisin interaksion
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përmbajtjen e Digjital Media , si dhe koordinimi I Online Media : si Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin, Google Display Network, Goggle Ad, Youtube, Viber, NL, Sms 
  • Mbështet qëllimet e kompanisë dhe ndihmon anëtarët e ekipit për koordinimin e projekteve dhe aktivitetit sipas kërkesës

Kualifikimet:

  • Fakulteti Ekonomik Drejtimi Marketing
  • Përvojë në menaxhimin e mediave digjitale dhe atyre sociale minimum 3 vjet
  • Njohës i mirë i gjuhës angleze

Aftësi personale:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar dhe redaktim
  • Të jetë kreativ dhe me aftësi të theksuara analitike
  • Të ketë njohuri të theksuara për trendet e fundit të mediave digjtiale
  • Të jetë i saktë, analitik dhe i vetorganizuar

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: [email protected]ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne www.neptun-ks.com/karier.nspx

Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.