Shitës në Sektor, Arkatare
Data e publikimit
22-10-2023
Data e perfundimit
13-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Mr.Bricolage ka plane të mëdha dhe ju mund të jeni pjesë e tyre!
Mr.Bricolage është një histori solidariteti dhe sipërmarrësish vizionarë dhe përpara popullarizimit të termit “Bëje vetë”, Shoqata Kombëtare e Promovuesve të Bëje Vetë (ANPF), e cila qe nga vitet e 80-ta u quajt Mr.Bricolage dhe u krijua nga 13 dyqane të pavarura harduerike në rajonin e Orléans, Francë. Fryma e sipërmarrjes është pjesë e ADN-së sonë dhe ka qenë suksesi ynë për më shumë se 50 vjet.
Sot, Grupi ynë është krenar që është rrjeti më i madh lokal i dyqaneve DIY në Francë, me një markë të fortë që shkëlqen në mbarë botën dhe më e fundit është Prishtina.
Ne do të jemi më se të lumtur t’ju mirëpresim në aventurën tonë më të re, prandaj ne ju ftojmë të i bashkangjiteni ekipit tonë në pozitat si më poshtë:
Shitës/e në sektor
Arkatare
Shitës për sektor:
Sektor të veglave të punës.
Sektor të kopshtit.
Sektor të banjos.
Sektor të dekoracionit.
Kriteret:
- Preferohet përvoja paraprake për pozitat përkatëse
- Aftësi për punë ekipore
- Të jenë të përgjegjëshem dhe bashkëpunëtor
- Të jenë të motivuar për zhvillim
Kushtet e punës:
- Vend të sigurt pune.
- Pagë konkuruese
- Orar i favorshëm i punës
- Mundësi zhvillimi brenda kompanisë
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected]
Ose na kontaktoni në numrin e telefonit: 049 970 950