Operator i Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit
Data e publikimit
21-09-2023
Data e perfundimit
20-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Baboon po punëson Operatorë të Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit
Pozicioni: Operator i Shërbimit të Kujdesit Ndaj Klientit
Sektori: Customer Service
Vendndodhja: Prishtinë/ Kosovë
Baboon është kompania lider në Shqipëri në ofrimin e shërbimit të porositjes së ushqimit online,
por jo vetëm. Themeluar në vitin 2015, Baboon është tashmë një kompani e konsoliduar dhe e
ndërtuar në departamente të mirëfillta me mbi 100 punonjës dhe me mbi 500 biznese partner.
Baboon është një kompani me zgjerim të shpejt dhe së fundmi ka hapur degën e tij edhe në
Kosovë. Me zyra në Icon Towers dhe me një staf shumë miqësor, kompania jonë mirëpret
cilindo aplikantë për punë në pozicionin: Operatorë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit në Shtetin e Kosovës.
Detyrat
- Realizon dhe i përgjigjet telefonatave me klientët. (inbound & outbound)
- Kontrollon dhe verifikon në sistem porositë.
- Informon klientët mbi Aplikacionin dhe shërbimet.
- U pergjigjet pyetjeve që klientët dërgojnë në chat/ whats app.
- I ben follow up klienteve deri ne zgjidhjen e kerkeses/ ankeses perkatese
- Sigurohet që gjithmonë të respektojë rregulloren e punës.
- Bashkëpunon me koleget për zgjidhjen e problematikave.
- Transmeton çdo problem dhe ankesë të klientëve, te personat përgjegjës.
Kushtet e Punës
- Puna organizohet në turne është full time job
- Kushte pune 100% sipas Kodit te Punes
- Nje vakt ushqimi të përfshirë nga kompania
- Transport të perfshire për motive pune
- Leje vjetore dhe festa zyrtare sipas Kodit te Punes
- Dita e ditelindjes pushim
- Mundesi reale per promovim dhe rritje ne karriere
Kritere të tjera
- Të mos jetë në marrëdhënie shkolle.
- Duhet të ketë njohuri të mira gramatikore dhe njohes/e e gjuhes angleze.
- Jane avantazh eksperienca të meparshme pune në poste, taxi, aeroport, agjensi udhetimi,
e-commerce.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV Përmes butonit Apliko Këtu
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë
10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Baboon ju mirëpret!