www.ofertapune.net Shitës Ambulantiv (3) | PunaIme

Shitës Ambulantiv (3)

Kompania

Despiko LLC

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-09-2023

Data e perfundimit

26-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania DESPIKO LLC me zyre ne Prishtine, shpall konkurs për 3 vende pune:

Pozita: Shitës Ambulantiv

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave
  • Prezanton dhe ofron shitjen e produkteve.
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Preferohet qe te kete pervoje pune si Shites Ambulantiv
  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme,
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Paga mesatare do te sillet nga 700€ deri ne 1.000€ ne muaj NETO, varesisht nga arritja a planit te shitjes.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Shtator 2023 deri më 13 Tetor 2023.