www.ofertapune.net Farmacist - Departamenti i Çështjeve Rregullative, Menaxher | PunaIme

Farmacist – Departamenti i Çështjeve Rregullative, Menaxher

Kompania

Medical Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-09-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Industri Farmaceutike

Prishtinë,  14 Shtator, 2023

A. Farmacist i diplomuar expert për qështje rregullative

  • Diplomë në Farmaci niveli Master dhe Licenca valide profesionale,
  • Përvoja profesionale në departamentin rregullator në njërën nga kompanitë farmaceutike vendore ose të huaja si dhe në agjensionin rregullatorë për barna në Kosovë ose rajon do të konsiderohet si përparësi
  • Përvojë në përgatitjen e aplikacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e regjistrimit, ripërtërirës dhe variacioneve për produktet medicinale
  • Njohuri për ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi për produktet dhe pajisjet medicinale, produktet dietetike dhe kozmetike
  • Njohja e gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar në nivel të avancuar është obligative
  • Njohuri në sistemet e menaxhimit të cilësisë, kërkesat e standardeve ndërkombëtare si; ISO 9001:2015 dhe GDP. GMP do të konsiderohet si përparësi.
  • Patent shoferi dhe njohuritë në programet kompjuterike janë të obliguara

B. Menaxher, departamenti shitja dhe storimi i produkteve farmaceutike; expert
i procedurave të GDP-s

  • Diplomë në Farmaci, Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment; niveli master
  • Njohuri në sistemet e menaxhimit të cilësisë, kërkesat e standardeve ndërkombëtare si ISO 9001:2015 dhe GDP.
  • Të ketë njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e zonës së depos, pranimin e mallit dhe magazinimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale në bazë të kërkesave të standardit GDP
  • Njohuri mbi menaxhimin e stokut, planifikimet dhe mirëmbajtja e stoqeve
  • Të ketë aftësi të larta komunikuese, vet-iniciativë, motivim  dhe çasje ekipore
  • Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, si dhe të posedojnë patent shofer valid.

Nëse i plotësoni kushtet që kërkohen dhe bëni pjesë në njërën nga kategoritë e këtij konkursi dhe dëshironi të jeni pjesë e një ambienti  të mirë pune, ju inkurajojmë të dërgoni një letër  motivuese dhe CV-në  tuaj  në  e-mail adresën :  [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më: 25 Shtator 2023, do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë.