www.ofertapune.net Produkt Menaxher | PunaIme

Produkt Menaxher

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-09-2023

Data e perfundimit

29-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtine shpk është në kërkim të një:  Produkt Menaxher

Kërkesat bazë për arsimim, kualifikim, eksperiencë:

  • Diplomë universitare në degë të profileve teknike është e preferueshme.
  • Diplomë universitare në degë të profileve teknike është e preferueshme.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune preferueshme në menaxhim produktesh.
  • Njohuri shumë të mira për produktet IT dhe gjuhën angleze.
  • Njohuri shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Njohja e gamës së produkteve   qe i ipet ne ngarkim .
  • Bashkëpunon me furnitorët për të zgjedhur produktet e përshtatshme për klientët.
  • Ofron  mbështetje për klientët para dhe pas shitjes.
  • Bashkëpunon me departamentin e importeve.
  • Përgatitet  dhe merr certifikimet e nevojshme kerkohen nga kompania.

Kushtet e ofruara nga kompania:

  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor. 
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani. 

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet  tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail: [email protected]

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 

Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.