Kuzhinier në IP
Data e publikimit
06/04/2021
Data e perfundimit
17-04-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Ne mbështetje te nenit 79 dhe 80 te Ligjit NR. 06/L-114 për Zyrtaret publike, nenit 8 te Ligjit te Punës 03/L- 212 dhe ne baze te nenit 4 te Udhëzimit Administrativ Nr. O’71201’t, shpall:
KONKURS
QEAP Çerdhja Lipjan
Zëvendësim: 40 orë pune në javë, pozita Kuzhiniere
Institucioni: Komuna e Lipjanit;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit – institucioni Parashkollor QEAP Çerdhja;
Titulli i vendit të punës: Kuzhiniere në institucionin Parashkollor QEAP Çerdhja; Numri i Pozitave: Nji (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës Mbështetës:
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit Parashkollor; Grada/Koeficienti: Koeficienti 4.8;
Orët e punës: 40 ore ne jave;
Periudha e Kontratës: Ne kohe te caktuar;
Detyrat Kryesore: .
- Në mënyrë cilësore përgatitë dhe shpërndanë ushqimin fëmijëve dhe siguron higjienën brendapërbrenda kuzhinës dhe sallës së ushqimit të çerdhes;
- Krijon kushte për gatim të pastër dhe të rregullt, të rregulloj defektet e imta ndërsa për ato që nuk mundet vet ti rregulloj, ta informoj teknikun dhe drejtorin e çerdhes;
- Ta ruaj me kujdes pastërtinë e objektit, mjeteve të punës dhe gjërave ushqimore;
- Varësisht nga vëllimi i punës kuzhinieri/ja mund të angazhohet në punët shtesë, në kuadër të javës 40 orë të punës, të tregoj respekt dhe sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët me të cilët punon;
- Të mos kërkojë apo të pranoj udhëzime për kryerjen e detyrave të punës nga askush tjetër përveç drejtorit të çerdhes dhe DKA-së;
- Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interes të ni pale të tretë, përfshirë familjen, shoqërinë apo miqësinë e tije/sajë;
- Bënë porosinë e gjërave të nevojshme ushqimore dhe kujdeset për ruajtjen dhe afatin e përdorimit;
- Gjatë kohës së pushimeve, kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e hapësirës dhe pajisjeve për mbarëvajtjen e punëve në kuzhinë, si dhe punët tjera sipas urdhrit të
Kushtet dhe Kualifikimi:
- Të jetë shtetas te Republikës se Kosovës;
- Të ketë kualifikimin përkatës;
Dokumentet e kërkuara:
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Diploma ose certifikata mbi kualifikimin e noterizuar;
- Diplomat e leshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje);
- Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka);
- Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 03.04.2021 deri 17.04.2021 (15:00).
Paraqitja e kërkesave: Kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Komunën e Lipjanit.
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
- Njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës https://kk.rks-gonet/lipjan/ dhe tabelën e shpalljeve të Komunës.