www.ofertapune.net Koordinator Importi | PunaIme

Koordinator Importi

Kompania

StaffiX

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-09-2023

Data e perfundimit

21-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

POZITA:                 Koordinator Importi

REFERENCA:         SX-014-23

QYTETI:                Çagllavicë

PAGA:                   Atraktive

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Koordinator Importi.                 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë në komunikim të rregullt direkt me furnitorët për koordinimin e porosive që duhet importuar.
  • Të zbatojë planin e importit sipas marrëveshjeve ekzistuese në mes të kompanisë dhe furnitorëve.
  • Të bëjë porosinë e mallit sipas sasisë së përcaktuar, kohës së dorëzimit të mallit dhe mënyrës së pagesës.
  • Të vizitojë panairet dhe të bëjë porosi të mostrave apo materialit promovues të produkteve.
  • Të përgatis dokumentet e reklamimit dhe t`ua përcjell furnitorëve përgjegjës në rastet kur produktet e importuara janë të cilësisë së ulët.
  • Të mirëmbajë kontratat dhe të dhënat administrative me furnitorët ekzistues dhe potencial.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e Ekonomisë (përparësi).
  • Të ketë përvojë së paku 2 vite në punë të ngjashme.
  • Të këtë njohuri të avancuar për import të lëndës së parë.
  • Të këtë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Angleze.
  • Të këtë njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
  • Të këtë aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshëm të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
  • Të këtë patentë shoferi.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse.
  • Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 20.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.