www.ofertapune.net Thirrje për Aplikim - Trajnim për zhvillimin e aftësive për të përmirësuar mundësitë e punësimit online për gratë | PunaIme

Thirrje për Aplikim – Trajnim për zhvillimin e aftësive për të përmirësuar mundësitë e punësimit online për gratë

Kompania

UNDP

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-09-2023

Data e perfundimit

07-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

THIRRJE PËR APLIKIME

Trajnim për zhvillimin e aftësive për të përmirësuar mundësitë e punësimit online për gratë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë shpall te hapur thirrjen për aplikime për trajnime për zhvillimin të aftësive për të përmirësuar mundësitë e punësimit online për gratë.

Nisma, e cila është pjesë e Projektit të UNDP-së për Aftësitë Dixhitale, e cila do të mundësojë trajnimin e 100 9njëqind) grave të papunësuara në mbarë Kosovën të moshës 18-40 vjeç, nga komunitete të ndryshme etnike, me arsim të mesëm ose universitar, duke u ofruar atyre aftësitë e nevojshme për të kuptuar punët dixhitale nga distanca si pjesë e ekonomisë dixhitale,.

Gratë që aspirojnë të mësojnë ose zgjerojnë ekspertizën e tyre dixhitale, veçanërisht ato nga komunitetet pakicë, inkurajohen të paraqesin aplikimet e tyre para dates 20 shtator 2023.

PROGRAMI ZBATOHET NË FAZAT E MËPOSHTME:


Faza e parë: Pjesëmarrësit e interesuar duhet të aplikojnë përmes formularit të aplikimit të dhënë

më poshtë: APPLY NOW

Ekipi i projektit do të sigurojë sesione informuese në koordinim me shoqatat dhe institucionet lokale të grave, duke ofruar detaje mbi përfitimet e aplikimit dhe trajnimit, duke theksuar rëndësinë e vendeve të punës dhe punësimit dixhital për gratë, veçanërisht për komunitetet në zonat rurale

Faza e Dytë: Projekti do të vlerësojë aplikimet bazuar në kriteret e shprehura në thirrjen për aplikim. Përzgjedhja do të publikohet me informacione për secilin kandidat të përzgjedhur dhe do të përcaktojë renditjen sipas rezultateve të përzgjedhjes.

Third Phase: Në bazë të rezultateve të përzgjedhjes, çdo kandidate e kualifikuar do të njoftohet përmes emailit me informatat e nëvojshme për fillimin të trajnimit, sebashku me orarin e trajnimit. Trajnimet do të organizohen në një model hibrid, me 60% pjesmarrje fizike dhe 40% online. Gjuha kryesore e trajnimit do të jetë gjuha Angleze.

Informatë: Një listë pritjeje do të zhvillohet në bazë të renditjes. Në rast të tërheqjes ose mungesës së pjesëmarrjes, kandidati do të zëvendësohet menjëherë me një aplikant të ri nga lista e pritjes.

Afati kohor i aktiviteteve, do të jetë në koordinim me ofruesin e shërbimit për një periudhë 3 (tre) mujore. I gjithë procesi do të monitorohet nga afër nga ekipi i projektit.

Kurrikula e trajnimit do të përmbajë modulet e mëposhtme:


Kohëzgjatja e trajnimit është 60 orë të udhëhequra nga instruktori. Trajnimi do të ofrohet në formatin hibrid (personalisht dhe online)

Ofruesi i shërbimit do të ofrojë trajnime në formatin hibrid (fizikisht dhe nga distanca). Kandidatët e përzgjedhur mund të ndjekin kurset fizikisht ose nga distanca, duke përdorur format tanimë të njohura të komunikimit (Zoom, WebEx, Google Meet or Microsoft Tams).

Ofruesi i shërbimit duhet të ofrojë detaje për hapësirën në të cilën mbahen trajnimet dhe video konferencat dhe platformat e komunikimit të cilat do të përdoren për realizimin e sesioneve hibride.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

APLIKANTËT

Personat e kualifikuar që mund të aplikojnë për mundësitë e punës në internet për gratë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Janë 18 – 40 vjeç.
  • Janë banorë të Kosovës.
  • Diploma e shkollës së mesme/Arsimi terciar i pjesshëm.
  • Të diplomuar nga universiteti.
  • Aktualisht janë të papunë.
  • Të ketë nivel bazë të njohurive të gjuhës angleze.
  • Të ketë nivel bazë të njohurive kompjuterike.

Grupet Prioritare

  • Grupet e pakicave etnike
  • Të rinjtë (18 -24)
  • Përfituesit e Ndihmës Sociale
  • Prind i vetëm
  • Persona nga zonat rurale
  • Personat me aftësi të kufizuara

Personat që nuk kanë të drejtë për aplikim janë ata që:

  • Nuk i përkasin grupmoshës 18-40 vjeç.
  • Të kenë përfituar më parë nga Programi i Aftësive Dixhitale.
  • I punësuar
  • Janë në konflikt interesi me palët e interesuara të Programit dhe vendimmarrësit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 shtator 2023

MBESHTETJE FINANCIARE

Kostoja e Trajnimeve mbulohet nga Programi.

Rreth projektit:

Projekti pë Aftësit Dixhitale bazohet në potencialin e ekonomisë dixhitale për të ofruar mundësi punësimi dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike për përmirësimin e jetesës në Kosovë. Në veçanti, ndërhyrja ofron mundësi për zhvillimin e aftësive si një mundësi kyçe për ndryshim me fokus të veçantë në përmirësimin e aftësive dixhitale. Synimi është të rritet punësueshmëria si një mundësi kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kohezionin social, duke synuar grupe të veçanta të popullsisë. Si i tillë, projekti ofron një menu opsionesh, duke adresuar nevojat e një grupi të larmishëm të grave dhe burrave përfitues, me fokus të veçantë në turizmin dhe angazhimin e komuniteteve jo-shumicë.

Projekti synon të kapërcejë hendekun e aftësive midis grupit të synuar të popullsisë dhe nevojave të tregut të ekonomisë dixhitale, si një mjet për krijimin e punësimit dhe rritjes ekonomike, duke rritur njëkohësisht dialogun dhe mirëkuptimin ndëretnik. Përmes aftësive dixhitale, projekti do të rrisë aftësitë dixhitale duke përmirësuar aftësitë e 100 grave për të hyrë ne tregun e punës online ose nga distanca më qëlllim të punësimit të qëndrueshem. Trajnimet do të ofrojnë njohuri themelore, duke i njohur përfituesitme një sërë mjetesh dhe gjuhë programimi aktualisht në kërkesë të lartë brenda sektorit të TIK-ut.