www.ofertapune.net Menaxher i Depos, Menaxher i shitjes (Jashtë vendit) | PunaIme

Menaxher i Depos, Menaxher i shitjes (Jashtë vendit)

Kompania

Stone Market

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

06-09-2023

Data e perfundimit

28-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

STONE MARKET L.L.C.
049 491 333
Lipjan

Konkurs për: 1. MENAXHER I DEPOS

Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese,
eksportuese dhe e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit.
Ne kërkojme një punëtor për MENAXHER TE DEPOS .

Përgjegjësit MENAXHER I DEPOS :
Përgjegjësit kryesore të pozitës janë:

  • Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë
  • Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes
  • Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj
  • Inicion, koordinon dhe zbaton politikat dhe procedurat optimale operative
  • Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve
  • Ruajtja e standardeve të higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës
  • Menaxhon kontrollin e  stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave
  • Planifikon rotacionet e punës dhe cakton detyra siç duhet dhe vlerëson rezultatet
  • Rekruton, zgjedh, orienton, trajnon, dhe motivon punonjësit
  • Harton rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i stoqeve të humbura etj.)
  • Pranon vlerësime nga Mbikëqyrësi dhe monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara

Kushtet:

  • Se paku 3 vite përvojë pune si Menaxher i Deposë
  • Ekspertizë në procedurat e administrimit të depove dhe praktikave të mira lidhur me të
  • Aftësi të dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit
  • Përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike te menaxhimit te deposë dhe databazave.
  • Shkathtësi dhe aftësi drejtuese për të menaxhuar stafin
  • Aftësi të forta për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Perparesi kan ata qe flasin gjuhen Turke .

MENAXHER I SHITJES (Jasht vendit)
Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese, eksportuese dhe
e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit. Ne kërkojme një punëtor
për menaxhim dhe shitje eksport në gjuhën Turke dhe Serbe I gatshëm të udhëtoj jashtë vendit.

Përgjegjësit MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT :

  • Shitja dhe eksportimi i Granitit dhe Mermerit.
  • Menaxhimi i klientëve.
  • Inkasimi I faturave.
  • Prezantimi I materialeve.
  • Pranimi I porosive nga klientët.
  • Pëgatitja e dokumentacionit të shitjes për eksport.
  • Vizitimi I klientëve jashtë Kosovës.
  • Punë të tjera sipas nevojës.

Kushtet:

  • Mashkull,
  • 25-40 vjeç
  • Të flas gjuhen Serbe rrjedhshëm.
  • Njohja e gjuhës Turke e obliguar.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Kosovës nëpër shtetet fqinje.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
  • Patentë të vozitjes – kategoria B

Të interesuarit mund të aplikojnë për punë permes butonit APLIKO KËTU ose duke shënuar në SUBJEKT pozitën pë të cilen aplikoni dhe duke dërguar CV-në në emailin [email protected] Për ndonjë problem teknik telefononi në numrin 049 491 333 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne orën 17:00.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?