Asistent/e Menaxheri në Shitje (F/M) (33)
Data e publikimit
05-09-2023
Data e perfundimit
07-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PUNE
Kompania ndërkombëtare Austriake “Thermo Star Professional Plus “L.L.C. shpall konkurs pune :
Titulli i Pozitës :
– ASISTENT-E MENAXHERI NË SHITJE për të dyja gjinitë.(33)
Lokacioni : NË TË GJITHA QYTETET E KOSOVËS .
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË :
- Asiston Menaxherin-en gjatë prezantimit dhe shitjen e produkteve të kompanisë , zbaton planin e parashikuar gjatë procesit të shitjes,
- Arritja e objektivave mujore të përcaktuara ,
- Vizita të rregullta sipas planit,
- Prezantimi i risive dhe produkteve të kompanisë,
- Asistencë për plotësimin e qëllimeve dhe zhvillimin e marëdhenieve me klientët në territorin e caktuar ,
- Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes,
- Asiston në realizimin e të gjitha komunikimeve me klientë,
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes dhe menaxherit mbikqyrës ,
- Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë,
- Përcjell dhe raporton për konkurrencën dhe trendet e tregut.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA :
EDUKIMI : Së paku diploma e shkollës së mesme.
NUK KËRKOHET PËRVOJË PUNE.!
NJOHURITË TJERA :
- Aftësi të mira në komunikim,
- Aftësi të mësojë gjëra të reja në teknikat e komunikimt dhe shitjes,
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup,
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM :
Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të KONTAKTOJNË DIREKT në tel apo watsapp : +383 (0) 49 27 0000 .
VREJTJE : Telefonatave do ju pergjigjemi vetëm gjatë orarit 12:00 – 17:00 .Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.