www.ofertapune.net Menaxher i Marketingut | PunaIme

Menaxher i Marketingut

Kompania

DEKRA Arbeit Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-07-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Shpallje Pune: Menaxher i Marketingut

DEKRA Arbeit, për klientin, një kompani e njohur në sektorin e produkteve teknologjike, është në kërkim të një Menaxheri të Marketingut të përkushtuar dhe të talentuar për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë e marketingut në mënyrë innovative duke promovuar gamën e gjerë të produkteve teknologjike.

Detyrat tuaja kryesore do të përfshijnë:

  • Planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të promovuar produktet si dhe për të rritur shitjet;
  • Menaxhimin e buxhetit të marketingut, planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të marketingut për të siguruar shfrytëzim sa më efektiv të resurseve financiare;
  • Të kuptoni nevojat, preferencat dhe trendet e tregut të produkteve teknologjike, duke identifikuar mundësi të reja zhvillimi dhe duke krijuar oferta të përshtatshme për klientët;
  • Krijimin dhe menaxhimin e fushatave reklamuese të produkteve në mediat tradicionale dhe në ato digjitale, duke përfshirë mediat sociale dhe web;
  • Të bashkëpunoni ngushtë me departamentin e shitjes dhe produkteve, për të siguruar koordinim efektiv të aktiviteteve të marketingut me strategjitë e shitjes dhe zhvillimin e produkteve të reja;
  • Krijimin e materialeve të marketingut, duke përgatitur materiale promocionale të cilat përfshijnë broshurat, videot, postimet në media sociale, e-mail marketingu etj.
  • Monitorimin e performancës, analizimin dhe vlerësimin e efektivitetit të fushatave të marketingut, për rezultate më të mira.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë pune në fushen e marketingut, me përparësi në sektorin e produkteve teknologjike;
  • Njohuri të thella të strategjive të marketingut, reklamimit, shitjeve online në web dhe përmes rrjeteve sociale;
  • Shkathtësi financiare të menaxhimit dhe planifikimit të buxhetit;
  • Njohuri të industrisë së produkteve teknologjike dhe tendencave të tregut;
  • Aftësi të mira komunikimi, prezentimi dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët;
  • Njohuri të softuerëve dhe aplikacioneve të marketingut si Google Analytics, Adobe Creative Suite, etj.
  • Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës angleze ( e domosdoshme ).

Nëse jeni një profesionist/e i/e ambicioz(e) me njohuri të shkëlqyera të marketingut dhe pasion për produktet teknologjike inovative, ju inkurajojmë të aplikoni në këtë pozitë.

Si të aplikoni:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në [email protected]
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen, kurse aplikacionet e tjera ruhen në bazën e të dhënave të kandidatëve DEKRA Arbeit.