Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusve” Sh.A, Podujevë
Kompania
Ndërrmarrja Publike Lokale - Stacioni i Autobusëve, Podujevë
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Podujevë
Data e publikimit
01/02/2021
Data e perfundimit
16-02-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III/Nr. 31/15 QERSHOR 2008), nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS” NR. 13/30 MAJ 2012), në bazë të akteve të brendshme të ndërmarrjes dhe akteve tjera pozitive relevante, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve”, Sh.A, Podujevë, në mbledhjen e mbajtur më datë 29.01.2021, mori vendim që të zgjas afatin e konkursit të dt.13.01.2021 si më poshtë:
K O N K U R S
Për Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë
- Të përgjithshme
Kandidati/ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, të ketë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe të plotësoj kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe akteve tjera pozitive relevante.
- Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv
Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tri) viteve.
- Përshkrimi i punëve
- Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
- Në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e Drejtorëve, udhëheqë zhvillimin strategjik të ndërmarrjes;
- Harton dhe udhëheqë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planit të buxhetit dhe planeve tjera afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të ndërmarrjes në akord me strategjitë e ndërmarrjes të aprovuara nga Bordi i Drejtorëve;
- Bën sistemimin dhe organizimin e puntorëve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
- Siguron hartimin e raporteve tre-mujore, vjetore dhe raporteve tjera të ndërmarrjes dhe bën prezantimin e tyre para Bordit;
- Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjate financiare të saj;
- Siguron vendosjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktivitetet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etike;
- Vepron si ndërlidhje në mes të Personelit dhe Bordit të Drejtorëve;
- Komunikon në mënyrë efektive me palët e ndërlidhura, punëtorët e saj, Komunën e Podujevës, Ministritë dhe Agjencitë tjera të nivelit qendror dhe lokal, Institucionet tjera të interesit, si dhe publikun.
- Organizon, mbikëqyrë dhe mbanë përgjegjësi për të gjitha qështjet e biznesit të ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo organeve tjera.
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, aktet e brendshme të ndërmarrjes si dhe aktet tjera pozitive relevante.
- Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
Kandaditati/ja i/e cili/a synon pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë, duhet t’i plotësoj këto kritere:
- Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, juridike, teknike apo në fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja.
- Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese.
- Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
- Të ketë shkathtësi të nevojshme në punën me kompjuter, për punën dhe detyrat e punës.
- Të plotësoj kushtet tjera të parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe plotësim ndryshimet përkatëse.
- Të jetë në gjendje të ofroj alternativa për arritjen e rezultateve afariste pozitive të ndërmarrjes dhe të menaxhoj ndryshimet për arritjen e rezultateve pozitive konform vendimeve të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe ligjeve në fuqi.
- Njohuria e gjuhës angleze është e preferuar.
- Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës.
- Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv
Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë, në përputhje me deklaratën për politikën e kompensimit të ndërmarrjes konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
- Informata për procedurën e konkurrimit
Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Aplikacionin (merret në zyret e ndërmarrjes).
- CV-në.
- Letër motivimin.
- Dëshmitë mbi kualifikimin profesional.
- Dëshmitë mbi përvojën e punës.
- Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- Deklaratën nën betim (merret në zyret e ndërmarrjes).
- Kopjen e letërnjoftimit.
Dokumentacioni i aplikantëve mund të dorëzohet në arkivin e NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Rr.“Zahir Pajaziti” Podujevë, çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00 deri me datën 16.02.2021, (në zarf të mbyllur) të adresuar për: Bordin e Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë.
Të gjitha dokumentet të paraqiten në kopje, ndërsa origjinali i tyre do të kërkohet në fazat e më vonshme të përzgjedhjes.
Informatat shtesë mund të sigurohen përmes e-mail adresës:
[email protected] ose drejtpërdrejtë në lokalet e ndërmarrjes.