www.ofertapune.net Doktor/e i/e Mjekësisë së Përgjithshme-Specialist/e i/e radiologjise | PunaIme

Doktor/e i/e Mjekësisë së Përgjithshme-Specialist/e i/e radiologjise

Kompania

Komuna Shtime

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Shtime

Data e publikimit

16/01/2021

Data e perfundimit

31-01-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Komuna Shtime shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës në QKMF :

Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme-Specialist i radiologjise në QKMF – Shtime

  • Institucioni: Komuna e Shtimes
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: (1) një
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF-së
  • Grada/Koeficienti: 8.4, H-20
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji

Detyrat dhe përgjegjësitë për Specialist të Radiologjisë

  • Kryen të gjitha ekzaminimet radiologjike, mamografitë, egzaminimet echografike sipas referimeve nga Mjeku Familjar apo mjekët e profileve tjera;
  • Përpilon raportin mjekësor mbi të gjeturat diagnostike;
  • Në vazhdimësi mban kujdes për vete dhe për stafin mjekësor lidhur me rrezatimin dhe çdo herë në punën e tij mban indikatorin – dozimetrin për rrezet jonizuese;
  • Aplikon në vazhdimësi metodat bashkohore të diagnostifikimit;
  • Në vazhdimësi bën konsultimin me punëtorët e tjerë dhe udhëzon stafin e teknikëve radiolog në mënyrë që puna të jetë sa më kualitative;
  • Sipas nevojës është i obliguar që të përdorë uniformën mbrojtëse si masë preventive;
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në kabinetin e radiologjisë, dhe të raporton shefin e radiologjisë për mbarëvajtje të punës dhe ngecjet eventuale të paraqitura;
  • Sigurohet që i njëjti gjithmonë të jetë në funksionin e duhur;
  • Respekton normat dhe kodin e veshjes në përputhje me Rregulloren për Uniformat Zyrtare në QKMF;
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmia përkatës

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë, specializimin në Radiologji;
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent;
  • Njohja e punës me kompjuter e domosdoshme

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Kopjen e licencës;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.01.2021 deri më datë 31.01.2021

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në QKMF, rruga “Anton Qeta “nr.39 në Shtime si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Shtimes dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Objektin e QKMF-së apo të dërgohen me postë në këtë adresë.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.