www.ofertapune.net Administrator për Burime Njerëzore | PunaIme

Administrator për Burime Njerëzore

Kompania

Harrisia

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-06-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

Harrisia është një ndër kompanitë lidere në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. 

TITULLI I POSTIT: Administrator për Burime Njerëzore

LOKACIONI: Prishtinë

ROLI: Roli i kësaj pozite është administrimi dhe monitorimi i burimeve njerëzore në kompaninë Harrrisia. Ky rol përfshihet ne rekrutimin, seleksionimin, trajnimin, zhvillimin, mireqenien dhe monitorimin e punonjësve të Kompanisë.

Detyrat  me të detajuara dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi dhe angazhimi i kandidatëve potencialë për pozicionet e lira në kompani, duke përfshirë shpalljen e vendeve të lira, skanimin e CV-ve, intervistat, mbikqyrjen e kontratave dhe dosjeve personale të të punesuarve.
  • Në koordinim me menaxhmentin bën evidentimin e nevojave të kompanisë për punonjës të rinj duke u bazuar në planifikimin strategjik dhe biznes planin e kompanisë .
  • Përgatit njoftimet e punës dhe i publikon ato në portale dhe kanale të ndryshme mediatike .
  • Pranon dhe vlerëson CV-të dhe aplikimet, kryen intervista, teste dhe krijon një listë të ngushtë me kandidaturat më të përshtatshme.
  • Përgaditë listen e pagave dhe mëditjeve si dhe mbanë evidencën e punonjësve ne mënyre te detajuar sipas politikave te kompanisë dhe ligjeve ne fuqi.
  • Planifikon dhe evidenton te gjitha llojet e pushimeve të personelit.
  • Mban kontakte dhe raportim te ndërsjelle me kompaninë e sigurimit shëndetësor dhe procedon kërkesat për reimbursim në kompaninë respektive të sigurimeve.
  • Kujdeset që të respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore gjithmonë duke u bazuar ne ligjet ne fuqi.

Kualifikimet:

  • Të jetë i/e diplomuar në ekonomi, shkenca shoqërore apo në fusha tjera relevante,
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante,
  • Shkathtësi të mira ndër-njerëzore dhe komunikimi,
  • Kreativitet dhe te ketë aftësi analitike si dhe gadishmëri për pune ekipore,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Njohuri shumë të mira të pakos MS Office,

Çka ofron kompania:

  • Përkrahje për zhvillim dhe ngritje profesionale;
  • Zgjerim i përvojës dhe atmosfere te mire kolegiale;
  • Pagë atraktive;

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shenuar në subject pozitën Administrator/e për Burime Njerëzore

Afati për aplikim deri me datë: 15.06.2023 Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.