THIRRJE PËR PJESËMMARJE në Grupin Punues Kombëtar të Shoqërisë Civile për Sundim të Ligjit në Kosovë

Kompania
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
16/12/2020
Data e perfundimit
30-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
THIRRJE PËR PJESËMMARJE
në
Grupin Punues Kombëtar të Shoqërisë Civile për Sundim të Ligjit në Kosovë
Grupi per Studime Juridike dhe Politike (GLPS) fton të gjithë organizatat e shoqërise civile qendrore dhe lokale të marrin pjesë në Grupin Punues Kombëtar për Sundim të Ligjit në Kosovë (Grupi Punues).
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë e pavarur, jo-partiake dhe jo- fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvillojë hulumtime politike të besueshme në fushat e politikës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe / ose të trajtojnë problemet në fushat e politikave në fjalë.
QËLLIMI I GRUPIT PUNUES KOMBËTAR PËR SUNDIM TË LIGJIT NË KOSOVË
Grupi Punues synon të mobilizojë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë për të rritur rolin mbikqyrës të tyre ndaj institucioneve të sundimit të ligjit në nivelin lokal dhe qendror.
Grupi Punues synon të promovojë reforma në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe në rritjen e kërkesës së qytetarëve për qasje në drejtësi në Kosovë. Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet e shoqërisë civile në Kosovë, si dhe të forcojë përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, përmes një Grupi Punues Kombëtar profesional dhe gjithëpërfshirës në të cilin marrin pjesë organizata të shoqërisë civile nga të gjitha rajonet e Kosovës. Grupi Punues do të angazhohet në ngritjen e bashkëpunimit me sektorin e drejtësisë, ministritë e linjës dhe institucionet tjera relevante që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Thirrja për aplikim është e hapur për të gjithë gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë përvojë në fushën e sundimit të ligjit, ose kanë gatishmërinë t’i shtojnë përpjekjet për t’u profesionalizuar në këtë drejtim. Synimi i projektit është të themelohet një rrjet i qëndrueshëm përmes të cilit organizatat do të punojnë së bashku në aspekte të ndryshme të reformave në sundimin e ligjit në Kosovë. Ky koalicion gjithëpërfshirës do të ketë organizata qendrore me përvojë të cilat do të mund të transferojnë njohuritë e tyre organizatave të tjera të cilat kanë mungesë të kapaciteteve, si dhe mund t’i ndajnë njohuritë me organizatat më të vogla se si të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare që tejkalon projektet e vogla. Grupi Punues do të jetë gjithëpërfshirës sa i përket pjesëmarrjes, pa ndonjë dallim etnik, gjinor, të moshës, religjionit, nevojave të veçanta apo orientimit seksual.
SI DO TË FUNKSIONOJ GRUPI PUNUES?
Pjesëmarrësit e Grupit Punues do të kenë të mundur që njëkohësisht të angazhohen në monitorimin e reforma të ndryshme të drejtësisë dhe ligjeve specifike, të rrisin bashkëpunimin me institucione relevante, dhe të përfshihen më shumë në procesin e politik-bërjes dhe vendim-marrjës në Kosovë. Grupi Punues do të veprojë me një mandat dhe një fushëveprim të detajuar i cili do të hartohet në fazën fillestare të themelimit. Në veçanti, Grupi Punues do të monitorojë dhe mbikqyrë nisma të ndryshme institucionale kundër korrupsionit, reforma të drjetësisë dhe nisma të ndryshme legjislative të sektorit të drejtësisë.
DISA NGA OBJEKTIVAT E PËRBASHKËTA
Disa nga objektivat e përbashkëta të koalicionit janë: angazhimi i përbashkët për luftimin e korrupsionit, forcimi i rolit mbikqyrës përmes aktiviteteve monitoruese, promovimi i qeverisjes së mirë, ngritja e angazhimit civil përmes identifikimit të mundësive për të angazhuar rininë, gratë, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara, dhe përmisimin e reformave në drejtësi duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet shtetërore.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË ANËTARËVE TË GRUPIT PUNUES
- Përcaktimi i mandatit dhe fushëveprimit të Grupit Punues Kombëtar të shoqërisë civile;
- Adresimi i objektivave të përbashkëta për të promovuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit;
- Zhvillimi dhe implementimi i hulumtimeve dhe aktiviteteve avokuese të përbashkëta me një plan të punës të detajuar;
- Angazhimi në aktivitete monituruese dhe mbikqyrëse të sundimit të ligjit në nivel lokal dhe qendror, iniciativave ligjore, e strategjive që kanë të bëjnë me përpjekjet kundër korrupsionit;
- Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira mbi sundimin e ligjit mes organizatave lokale dhe qendrore;
- Organizimi i një seance dëgjimore me Komisionin për Legjislacion;
- Shkrimi dhe publikimi i një raporti me rekomandime në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsonit;
- Organizimi i një tryeze diskutimi me përfundimet e Grupit Punues.
KOHËZGJATJA E GRUPIT PUNUES
Një (1) vit, me mundësi vazhdimi.
PJESËMARRJA NË GRUPIN PUNUES KOMBËTAR
Organizatat e interesuara nga Kosova mund të na shkruajnë gjuhën shqipe apo serbe në [email protected] deri me 30 Dhjetor 2020 (ora 17:00). Subjekti i emailit duhet të jetë “2020 GLPS Grupi Punues Kombëtar – Emri i organizatës aplikuese”.