Teknik/e medicinal/e (2)
Data e publikimit
21/11/2020
Data e perfundimit
01-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Me datë 18.11.2020
Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhev 2 Ligjit të punës Nr- 034L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës O1- Nr- 016-55599 datë : 17.11.2020 , Drejtoresha e Drejtorisë shpallë këtë:
KONKURS
1. Një teknik/e medicinal (infermier ) në QKMF-në Suharekë me kohë të pa caktuar
2. Një teknik/e medicinal (infermier ) në QKMF- në Suharekë me kohë të caktuar 6 muaj me mundësi vazhdimi
Numri i Referencës: 06- Nr-1534
Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës : për pozitën 1 dhe 2
- Të ofroj ndihmën e parë dhe kujdesin tekniko fizik për pacientët
- Regjistrimi i te dhenave ne librin e protokollit dhe fletëzën kompjuterike
- Sigurimi i përkrahjes për pacientët
- Ekzaminimi dhe performanca në shërimin e pacientëve
- Dhënia e terapisë dhe këshillave për pacientët.
- Respektimi i orarit të punës
- Respektimi i kritereve etike dhe profesionale në punë
- Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi .
Orari i punës: I Plotë:
Koeficienti sipas listës së pagës H-68,H- 37711
Kohëzgjatje e kontratës: Gjasht (6) muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.
Dokumentet e nevojshme:
- Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
- Vërtetimin mbi praktikën profesionale — përvojën
- Çertifikatën e lindjës
- Fotokopjen e Letërnjoftimit
- Çertifikatën e gjendjës shëndetësore
- Licenca e punës
- Certifikatën që ndaj tijf asaj nuk zbatohen hetimet
Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Të interesuarit formularin e kërkesës për punësim mund t’a marrin në Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (të Parku i qytetit )në Suharekë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.