Mësimdhënës/e (11)
Data e publikimit
19/11/2020
Data e perfundimit
03-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e
- Lënda – Matematikë me 16 orë mësimi në javë në SHFMU “7 Shtatori“ në Gërqinë;
- Lënda – Art figurativ me 5 orë mësimi në javë në Gjimnazin “Asllan Berisha” në Rogovë;
- Lënda – Art Figurativ me 12+4 orë mësimi në javë në SHFMU “Haxhi Hoti” në Rogovë dhe në SHFMU”Dëshmoret Lleshi” në Doblibare;
- Lënda – Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe me 6 orë mësimi në javë në SHFMU “Malush Stavileci” në Goden;
- Lënda – Piano me 5 orë mësimi në javë në SHMUMuz.”Prenk Jakova” në Gjakovë;
- Lënda – Korepetitim (shoqërues në Piano) me 6 orë mësimi në javë në ”Prenk Jakova” në Gjakovë;
- Lënda – Filozofi dhe Sociologji për 8 orë mësimi në javë në Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – paralelja e ndarë në Bishtazhin;
- Lënda – Histori për 7 orë mësimi në javë në Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – paralelja e ndarë në Cërmjan
- Lënda – Profesionale Operator i Transportit Rrugor me 20 orë mësimi në javë në SHMLT “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë;
- Lëndët – drejtimit të Bujqësisë me 10 orë mësimi në javë në SHME “Kadri Kusari” në Gjakovë;
- Lëndët – drejtimit të Ekonomisë me 19 orë mësimi në javë në SHME “Kadri Kusari” në Gjakovë.
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (11) njëmbëdhjetë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar deri më 31 Gusht 2021
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e
- Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
- Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
- Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
- Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
- Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
- Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit arsimor:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.06/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Rezymeja Personale (CV);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
- Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka);
- Nëse kandidati/ja ka interes të aplikoj në më shumë vende, atëherë duhet të bëj aplikim të ri për secilën shkollë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentacionet e kërkuara);
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 19.11.2020 deri 03.12.2020 (16:00).
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,
Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
- Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.