Edukatore
Data e publikimit
06-03-2023
Data e perfundimit
23-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
KONKURS
Kopshti i fëmijëve Kids Club shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës, si vijon:
- Edukatore per grupmoshën 2-3, orar i plotë dhe gjysëm orar
- Edukatore per grupmoshën 3-4, orar i plotë dhe gjysëm orar
Kualifikimet e nevojshme:
- Fakulteti përkatës (Fakulteti i Edukimit – programi parashkollor; Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë; Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë; Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve)
- Trajnime dhe certifikime sipas standardeve
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
- Shkallë të lartë të vetëiniciativës
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Edukator/e:
- Mbështetje për mirërritjen e fëmijëve në aspektin fizik, social, emocional, mendor
- Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup;
- Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vetushqyerjes tek fëmijët;
- Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore;
- Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë
- Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues
- Të edukoj fëmijën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë, që të krijojë marrëdhënie me të tjerët
- Të kontribuojë në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në e-mail,[email protected] dokumentet e mëposhtme:
- CV-në
- Diplomën universitare
- Trajnime dhe certifikime
- Dokument identifikimi
- Dokumente tjera përcjellëse
KIDS CLUB
Email: [email protected]
Kontakti: +38345705434
Adresa: Bajram Kelmendi, 153, Prishtinë
Facebook: https://www.facebook.com/kidsclub.info/
Instagram: kopshtikidsclub_