www.ofertapune.net Zyrtar/e Administrativ/e | PunaIme

Zyrtar/e Administrativ/e

Kompania

The Business Club

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-03-2023

Data e perfundimit

13-03-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Rreth Klubit të Biznesit

Klubi i Biznesit siguron të rris bashkëpunimin e sektorit privat me qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik, bashkëpunimit ndërkombëtar, kontributit dhe avokimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut. Tutje, ky Klub ofron trajnime dhe edukim për përmirësimin e suksesit të biznesit të secilit anëtarë, krijon një atmosferë inkurajimi për anëtarët për të bërë biznes me njëri-tjetrin dhe me vendet e tjera Evropiane, shkëmben informacione, rrjetëzimin dhe takime B2B.

Zyrtar/e Administrativ/e

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për mikpritjen dhe orientimin e vizitorëve, përgjigje në telefonata dhe trajtimin e ankesave në mënyrë të sjellshme dhe profesionale;
  • Menaxhimi i stokut dhe furnizimeve të zyrës;
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për shpenzimet dhe buxhetin e zyrës;
  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave të kompanisë;
  • Organizimi i një sistemi dosjesh për dokumentet e rëndësishme dhe konfidenciale të kompanisë;
  • Përcjellja e të gjithë korrespondencës, si letra dhe paketa, tek stafi;
  • Përgjigje në pyetjet nga punonjësit, anëtarët dhe akterë të jashtëm;
  • Përditësimi i politikave të zyrës sipas nevojës;
  • Përgjegjës për mbatjejn e kalendarit të kompanisë dhe planifikimin e takimeve;
  • Rezervimi i sallave për takime dhe aktivitete, sipas nevojës;
  • Shpërndarja dhe ruajtja e korrespondencës (p.sh. letra, email dhe paketa);
  • Përgatitja e raporteve dhe prezantimeve me të dhëna statistikore, sipas detyrës;
  • Organizimi i udhëtimeve dhe akomodimit;
  • Programimi i ngjarjeve të brendshme dhe të jashtme;
  • Herë pas here udhëtime jashtë zyrës për të dorëzuar raporte ose dosje në departamente të tjera;
  • Çdo detyrë dhe përgjegjësi që kërkohet nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet

  • Përvojë e dëshmuar e punës si Zyrtar/e Administrativ/e, Administratorë apo rol të ngjashëm
  • Njohuri të forta të procedurave të zyrës
  • Përvojë me softuerin e menaxhimit të zyrës si MS Office (MS Excel dhe MS Word, veçanërisht)
  • Aftësi organizative me një aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • Diplomë të shkollës së mesme; kualifikimet shtesë në Administrim të Zyres janë një plus

Data e skadimit: 13 mars 2023

Aplikoni duke dërguar CV-në dhe Cover Letter në [email protected]dhe duke shënuar në subject titullin e saktë të pozitës për të cilën aplikoni.